Presidentja e KE zgjedh komisionerët

“Uroj qe Shqiperia te perfitoje nga qasja e re per zgjerimin e BE me Ballkanin Perendimor”.

Me kete mesazh ish-deputeti i PD-se, Genc Pollo, uron ekipin e komisionereve dhe Presidenten e nominuar te Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

 

 

genc-pollo1

Mesazhi i Pollos

Presidentja e nominuar e Komisionit Europian Ursula von der Leyen prezantoi sot komisionerët e saj përfshi edhe Komisionerin për Zgjerimin László Trócsányi.

Duke i uruar me gjithë zemër një mandat pesëvjçar të suksesshëm shpresoj shumë se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të avancojë me realizëm e me një rol proaktiv të Komisionit për sfidat e shtetit ligjor duke marrë parasysh edhe përvojën e problemet e viteve të fundit. Shqipëria do të përfitonte shumë nga kjo qasje e re. GP

***

Lista e Ursula von der Leyen përmban 13 gra, përfshirë vetë atë dhe 14 burra. Barazia gjinore ishte një nga prioritetet e saj kryesore. Komisioni ka këtë herë, për shkak të Brexit-it, një karrige më pak se Komisioni i mëparshëm.

ursula

DW raportonte kete mengjes se “Von der Leyen planifikon që Komisioni i ardhshëm i BE-së të ketë më shumë femra se kurrë më parë: përveç saj, në të do të përfaqësohen dymbëdhjetë femra dhe katërmbëdhjetë meshkuj. Objektivin që kishte, që Komisioni Evropian të përbëhet nga 50 përqind femra, ajo nuk e arriti për pak’.

Sidoqoftë, Komisioni i ri është një hap i qartë përpara përballë Komisionit që po largohet, i cili përbëhej nga nëntë femra dhe 19 meshkuj.

Për shkak të largimit të planifikuar të Britanisë së Madhe nga BE më 31 tetor, Mbretëria e Bashkuar nuk përfaqësohet më në Komisionin e ri. Komisioni i ri do të fillojë punën e tij në 1 nëntor.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.