Presidenti Meta kërkesë KQZ-së për listën emërore të deputetëve

Presidenti Ilir Meta vijon aktet e tij politike me pretendimin se kontribuojnë në krizën që ka kapluar vendin. Së fundmi Meta kërkon informacion nga Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve përmes një letre drejtuar kreut të tij, Klement Zguri. Meta pyet se sa deputetë ka Kuvendi aktual dhe kërkon në dispozicionin e tij listën emërore të deputetëve.

Përmes sekretares së Përgjithshme, Presidenca i është drejtuar sot me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, përmes së cilës i kërkon t’i vihet në dispozicion lista shumë emërore e deputetëve. Në shkresën drejtuar KQZ, presidenca kërkon t’i vihet në dispozicion numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit në shkallë vendi, si edhe lista emërore e deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për cdo zonë zgjedhore për cdo subjekt.

Aktualisht, Parlamentit i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante.

“Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi? Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt si dhe listën emërore të deputetëve në shkallë vendit”-pyet Meta në dokument.

Në letër, Meta thekson se Presidenti kërkon marrjen e këtij “informacioni në një kohë sa më të shkurtër dhe shqyrtimin e kësaj kërkese me përgjegjësi të lartë shtetërore”.

Kjo lëvizje e Presidentit vjen ndërkohë që vetëm pak orë më parë, tha se ishte zgjedhur nga një Parlament legjitim. Kujtojmë se Meta është zgjedhur President legjislaturën e shkuar të Parlamentit.

“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë”- tha Meta sot paradite..

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.