Presidenti Meta: Dy indianëve ua dhashë shtetësinë me propozim të ministrit të Turizmit Bledi Klosi!

Dy biznesmenët indianë në kërkim Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara që janë në kërkim janë pajisur me pasaportën shqiptare në shkurt të vitit 2018 nga Presidenti Ilir Meta. Presidenti Meta përmes zëdhënësit Tedi Blushi mbrëmjen e sotme ka sqaruar procedurën për dhënien e shtetësisë shqiptare për dy indianët. Ai thotë se janë zbatuar të gjitha procedurat dhe shtetësia për dy indianët është dhënë me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

“Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”. Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare” thuhet në njoftimin e Presidencës.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.