Presidenti i KiE flet pas takimit me Ramën: Sundimi i ligjit është fiksim i BE, pjesë e ADN-s tonë

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, tha sot se Shqipëria meriton hapjen e negociatave.

Sipas Tusk vendi është gjithnjë e më afërt arritjes së objektivit, por theksoi se është me shumë rëndësi për vendin tonë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi.

 

Sipas Tusk sundimi i ligjit është në ADN-në e BE dhe do të vijojë të jetë i tillë edhe kur Shqipëria të jetë vend anëtare.

Sot ju më thatë që unë e meritoj këtë medalje, jo vetëm personalisht, por edhe për mbështetjen  e dhënë për procesin e integrimit, medalja m ë e madhe për mua do të ishte çelja e negociatave për Shqipërinë. Sot mund të them që në saj të përpjekjeve tuaja i jemi afruar këtij objektivi dhe askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël, as këtu në Tiranë dhe as në kryeqytete e vendeve të BE.

Në qershor, krerët e shteteve dhe qeverive të BE, u angazhuan për të dhënë një vendim të qartë për ju dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen ose jo të negociatave, në tetor të këtij viti. Po i afrohemi gjithnjë e më shumë këtij momenti.

Unë kam qenë gjithnjë i mendimit që BE duhet të çelë negociata për anëtarësim si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut. Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit. Në takimin e sotëm diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, pra sundimin e ligjit. ky fiksim i BE-së me sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi është pjesë e ADN-së sonë dhe ka për të qenë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar, ndryshe projekti Europian nuk s’do të qëndronte në themele të forta. Nuk do të mund të ketë Europë të sigurt pa integrimin e Ballkanit Perëndimorë në BE. Kjo do të thotë që askush nuk po i bën askujt ndonjë nder“, tha Tusk.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.