Pranga djalit të hoxhës që ngacmonte gratë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24- vjeçar që ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një 64- vjeçari, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në rrugën “Muhamet Gjollesha”. I arrestuari është Artur Lloçi, person me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve. Ai u prangos nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë dje se Lloçi, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I riu që u arrestua dje është djali i hoxhës Fatmir Lloçi, i cili u procedua penalisht nga Policia e Tiranës një vit më parë, i dyshuar për ngacmim seksual.fatmir hoxha

 

Më 28 mars të vitit 2018, një ditë pasi emisioni “Stop” transmetoi skandalin e të ashtuquajturit hoxhë, Fatmir Lloçit, i cili me pretekstin e shërimit ngacmonte seksualisht gratë e vajzat që i shkonin në banesë, Komisariati Nr.2 nisi procedim penal ndaj tij. Në lidhje me këtë rast, reagoi në atë kohë edhe përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Ylli Gurra, i cili e quajti Lloçin hajdut të pafytyrë dhe iu bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e abuzuesve që nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë islame.

“Ajo që dua të sqaroj është që të tillë persona ose abuzues nuk kanë aspak lidhje me të qenit hoxhë! Rasti i mbrëmshëm ka qenë një degjenerim apo një abuzim i mirëfilltë për gjithçka, i besimtarëve dhe qytetarëve.

Nuk ka lidhje aspak e askund me fenë dhe profesionin fisnik të hoxhallarëve që shërbejnë kudo në Shqipëri. Unë iu bëj apel që të mos bini pre e këtyre abuzuesve të paskrupullt, të cilët, për hir të 5 qindarkave, denigrojnë figurën e qytetarëve, që për arsye shëndetësore detyrohen të zënë dyert e këtyre e vjedhësve të pafytyrë!”, u shpreh Gurra.

Fatmir Lloçi ishte një person që ishte vetëquajtur hoxhë e shërues, i cili ushtronte aktivitetin në banesën e tij në Tiranë. Nën petkun e atij që bën mirë në emër të “Zotit”, Fatmiri pretendonte se shëronte problemet shëndetësore apo syrin e magjinë. Me pretendimin se po i shëronte, ai ngacmonte seksualisht gratë që paraqiteshin për “ndihmë”

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.