Popull kot!

Krshnik Osmani

Asnjëri nuk e kuptoi ministren pariziene. Sado qe Qeveria po perpiqet te fuse fryme oksidentale po ku kuptojne katunarët. Popull idiot. Ne vend qe te eksplorojne universin e seksit e kane mendjen tek buka e kalamajve, tek uji, tek dritat, tek pensionet, tek spitalet, tek gjiza, tek prasi, tek mishi, tek domatet, tek thesi i miellit, tek fukaralleku qe po i mbyt çdo dite.

Loading...

Popull injorant qe nuk guxon t’i ngacmosh pak seksualisht se guxhulisen menjehere. Popull hajvan qe nuk ka fuqi te kuptoje universin erotik te elitave katunare te Bllokut qe kane lene katundet e Shqiperise, kane depiluar shalet e gerricme nga ferrat e katundeve nga kane ardhur dhe jane bere elita intelektuale duke pire per pak vite verë e duke bere sher ne Bllok. Nuk iu vjen turp te sulmoni pa meshire ikonen e artit, te kultures, te muzikes, te vrimes, te poezise, te kërruajtjes, te piktures, te kinematografise, te tallavase dhe te lemerise. Nje zonje te nxjerre me aq mund nga minierat e artit dhe te kultures shqiptare me thonjte e nje kryeministri artist qe sfilitet nga mengjesi ne darke me tyrrlilloj kollaresh, çitjanesh e atletesh qe t’iu kulturoje e iluminoje. Por ju s’po doni me e kuptu. Jeni t’u e lodh, tu e merzit, jeni tu e plak dhe hiç nuk e meritoni. Zonja ministre foli ne anglisht qe te mos lendoje ndjenjat tuaja sepse po te fliste shqip e di qe jeni popull qejfli dhe mund t’iu bëhej mishi kokërr!

Legena!

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.