Policia Rrugore e Tiranës kap mat shoferë të dehur

Shofere nen efektin e alkoolit dhe qe bejne manorva te rrezikshme ne rruge. Keto jane ankesat kryesore te qytetareve qe zgjedhin transportin publik e pas te cilave, policia ka nisur nje kontroll te befasishem per verifikim.

 

 

Njoftimi i policise 

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj., organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager, në orët e para të mëngjesit, me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie, ku përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.

Loading...

Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

🚔👮♀, e kryeqytetit falënderon të gjithë qytetaret që përcjellin shqetësimet e tyre në adresë të Policisë së Shtetit dhe garanton përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në vlerësimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.