Policia Kufitare në Durrës: Qtetarë mos u mashtroni me polica…

Policia Kufitare ne Durres kerkon vemendje maksimale nga gjithe udhetaret te bejne kujdes dhe te mos bien pre e mashtrimeve teksa presin polica sigurimi. Sipas njoftimit një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar policat e sigurimit.

Njoftimi 

Një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi.

Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes.

Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim.

Nga data 01.07.2018 – 08.08.2018, në kuadër të rritjes së masave të kontrollit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta, 30 raste janë proceduar.

Tregoni kujdes dhe mos u mashtroni.

Për çdo shqetësim jeni të lutur të telefononi në numrin pa pagesë 112 pasi Policia e Shtetit është 24 / 24  në 7 ditë të javës në shërbimin tuaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.