Policia bën apel, “Skifterët” ju ruajnë! : ‘Facebook’ dhe letrat te dera, dy metodat e vjedhjeve

Largimi i qytetarëve me pushime dhe lënia bosh e shtëpive, ka bërë që Policia e Tiranës të marrë masa për personat që vjedhin banesave.


Po çfarë kujdesi duhet të tregojnë qytetarët? Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, tregon se shpesh vjedhësit e banesave informohen për vendodhjen e qytetarëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Ziu thekson se një metodë e re për vjedhjen e banesave është nëpërmjet vendosjes së fletushkës te dera.

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës tregon edhe banesat që janë me të rrezikuara për t’u vjedhur dhe mënyrat se si funksionojnë.

Loading...

Nxjerrja e informacionit nga vetë qytetarët duke treguar se është sezon plazhi, sezon pushimi. Një mekanizën tjetër është kontrolli i derës me anë të fletëpalosjes. Trokasin dhe nëse nuk përgjigjet njëri e vendosin fletëpalosjen tek dera. Dhe pastaj e kontrollojnë nëse nuk ka lëvizur atëherë aty nuk jeton njeri. Objektet më të dëmtuara janë banesat e lënë të mbyllura për shumë kohë, ato të emigrantëve dhe ato në periferi.

Dhimitraq Ziu thotë se të rinjtë janë mosha që kryejnë këto grabitje dhe se Policia ka marrë masa përgjatë këtij sezoni për të shmangur vjedhjen e banesave. Shërbime Policie shtesë janë vendosur në zonat turistike, ndërkohë që në terren do të jenë edhe oficerë policie civil për të zbuluar çdo tentative për vjedhjen e apartamenteve dhe vilave.

Shqiptarja.com

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.