POGRADEC/9 milion euro investim, bie masivi i gurëve në hyrje të Pogradecit

Jemi në Janar 2018,në fakt në Shkurt 2018 pra muajin e ardhshëm duhet të përfundonte investimi në hyrjen e Pogradecit.1 km segment me përbërje 4 tunele betoni panoramikë ,ku investimi arrin në gati 9mln €.

Në fakt investimi nuk do përfundojë në shkurt, me gjasa as deri në verë sepse punimet janë shumë mbrapa. Por ajo se çfarë ndodh së fundmi është rrëshkitja e masiveve me gurë të stërmëdhenj gjigandë që kanë rënë nga skarpata e keq gërryer nga firma.

Eshtë hera e 2 të që me pak shi bien gurët nga mali,duke rrezikuar seriozisht jetën e drejtuesve të mjeteve.Shkaku ?! Firma ndërhyn por nuk krijon kushte sigurie.Ashtu siç nuk do të jetë e sigurt kjo skarpatë kur të përfundojë investimi.

Loading...

Për më tepër edhe tani që flasim rreziku i rënies së gurëve vijon të jetë i madh, ndërsa mungojnë shenjat paralajmëruese! Është ky raportimi shqetësues i gazetarit të Pogradecit Artan Halili i cili i bën edhe një apel shoferëve të kenë kujdes kur udhëtojnë natën.

“Ndaj kujdes kur kaloni natën !!! Tani se kur do mbarojë investimi nuk e dimë,ajo që dihet është, jo tani në Shkurt.Tjetra,po hidhni që po hidhni 9 mln € por abuzoni si duhet e nderuar firmë,jo kaq amatoreskë, jo për gjë por kalojnë njerëz aty dhe rrezikojnë të shtypen si insekte”, shkruan Halili.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.