“PO T’I Ç’NE KËTU NË KËTË ORË”, ZBULOHEN FRAGMENTE NGA LIBRI I BLEONA QERETIT QË DO NXJERRË EMRA POLITIKANËSH

Prej kohësh Bleona Qereti ka bërë me dije se do të publikojë librin e saj autobiografik. Këngëtarja është shprehur se në libër përmenden emra konkretë, politikanë dhe njerëz të njohur që e kanë ngacmuar.

Ndërkohë mbrëmë Bleona ishte e ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’. Gjatë emisionit moderatori vendosi të zbulojë dy pjesë të shkëputura nga ky libër.

“Ora shënonte 1:15 pa mesnate, sapo isha kthyer nga koncerti dhe doja të flija. Trokiti dera, trokitjet ishin të forta, sikur personi kërkonte të shqyente derën. U çova, ashtu e trullosur e hapa derën. Po ti ç’ne këtu në këtë orë? Doja të të shikoja tha ai. Nuk shikohen njerëzit në 1 të natës mo burrë plus që pse duhet të më shohësh ti mua. Pa e ftuar, ai tentoi të futej në shtëpi. Më fal po unë nuk të ftova i thashë. Në sytë e tij pashë një inat të pajustifikueshëm. Tentoi përsëri. E ndalova por…”, këtu Ermali e ndërpreu leximin duke u shprehur se vazhdimin do e zbulojmë në librin e Bleonës.

Loading...

Ndërsa në historinë e dytë flitej për një kryeministër që e kishte ftuar Bleonën në zyrë, kishte hapur shampanjë dhe këtu leximi u ndërpre përsëri.

Duke qeshur Bleona tha se ky është versioni i Ermalit për librin e saj. Ndërsa pranoi se disa janë të vërteta.

ble.jpg

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.