Po ndiqej nga policia makina me dy persona të rrezikshëm brenda

Policia e Durrësit ka dhene detaje per nje operacion te zhvilluar mesditen e sotme ne qytetin bregdetar, ku rane ne pranga dy persona me rrezikshmeri te larte shoqerore te cilët qarkullonin me armë zjarri pa leje dhe benin manovra te dyshimta me makine ne rruge.

“Gjatë operacionti policor të koduar “Taulantia”, Policia kap dhe arreston dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Njëri prej tyre, i cili kishte dhe armë zjarri me vete ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për armëmbajtje pa leje”, tha policia

 

MANOVRAT

Shërbimet e Policisë në rrugën “Taulantia” kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit që lëviznin presonat e dyshuar, automjet i cili kryente manovra të dyshimta në rrugë.

Duke marrë parasysh informacionin e marrë se në këtë mjet mund të kishte persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Policia ka ngritur një perimetër të gjërë rrethimi për kapjen e tyre.

ARRATIA

Drejtuesi i automjetit sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi së bashku me pasagjerin dhe gjatë largimit pasagjeri, i cili ishte dhe me masë sigurie “Arrest në shtëpi” ka hedhur në rrugë një armë zjarri pistolete me fishekë.

Policia ka bërë të mundur bllokimin, neutralizimin dhe kapjen në flagrancë të shtetasve E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 34 vjeç, banues në Durrës.

TE ARRESTUARIT

Shtetasi E.G., pasagjer në mjet është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu ka qenë në masë sigurie ” Arrest në shtëpi” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shtetasi K. D. është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Moskallëzimi i krimit “dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë CZ çeke, dy krehëra me 26 fishekë kalibër 9 mm dhe automjeti tip BMW.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.