Platforma antimafia e PD /Emrat e abuzuesve me pronën publike, Basha: Konfiskim pasurive të…

Kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha u shpreh se lidhja e politikes me krimin dhe kapja e ekonomisë nga krimi, janë “dy gjëmat e mëdha” që kanë kapur vendin. Ai i mëshoi vetingut në politikë si zgjidhje për qytetarët e sipërmarrësit.

Basha preku shkurt platformën e PD-së për ligjin anti-mafia: “Njësoj si me krimin e organizuar të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive do të jenë subjekt i kësaj nisme, barra e provës do të jetë me subjektet e ligjit, do u takojë atyre që janë bërë palë në afera të provojnë ligjshmërinë e aseteve, dhe së dyti, pavarësisht nga procesi penal, pasuritë do i nënshtrohen, verifikimin, sekuestrimit, konfiskimit. Pa ndalur të keqen dhe pa iu rikthyer shqiptareve astet që po u vidhen, shqiptarët nuk mund të dalin nga spiralja”.

Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse nuk garantohet konkurrenca e lirë, nëse një grusht njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike, me afera korruptive. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të rikthejmë kushtet e konkurrencës së lirë, zbatimin e ligjit, kushtet e një gare të barabartë”,tha Basha.

basha

Loading...

Pjesë nga fjala e Bashës

“Të nderuar bashkëqytetarë, Shqipëria është në një gjendje kolapsi. Një krizë te trefishtë ekonomie, politike e morale ka kapluar vendim. Opozita është angazhuar jo vetëm të nxjerrë në pah të vërtetën, por edhe të hedhe në diskutim me qytetarët rrugët që të dalim nga e keqja. Por, që të dalim nga e keqja duhet të kuptojmë rrënjët e së keqes, që janë rrëzimi i demokracisë dhe shtetit ligjor nga bashkëpunimi mes krimit dhe politikës.

Opozita ka propozuar platformën e vetingut në politikë si një nga përgjigjet ndaj këtij problemi Kombëtar. Largimi i politikanëve lidhur me krimin e organizuar.

Deri më sot, Rama dhe Qeveria e kanë refuzuar vetingun në politikë. E dëgjuam që është kundër vetingut ndonëse është po ai që bashkë me Ballën, Xhafën, Cyrbejn, që kanë votuar të njëjtat ndryshime ligjore për policët, gardistët, gjyqtaret e prokurorët. Logjika është e thjeshtë: politikanët janë mbi ligjin.

Ne jemi të vendosur për të vetingun.

Jemi mbledhur për shtyllën e dytë për së keqes: Marrëdhënies mes krimit dhe politikës ka anacuar si një kancer në ekonominë shqiptare”.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.