Plas sherri mes të rinjve në Kamëz, djali me BMW tërhiqet zvarrë dhe goditet dhunshëm nga pesë të tjerë

Një sherr mes të rinjve u regjistrua pak më parë në kryeqytet.

Pesë djem kanë sulmuar një djalë tjetër në rrethrrotullimin e Kamzës.

Sipas mesazhit të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, djali i dhunuar, po udhëtonte me një makinë tip “BMW”, brenda së cilës ishin edhe dy vajza.

Në pamjet e mëposhtme, shihet sesi djali i cili ndodhej brenda në BMW, tërhiqet zvarrë dhe goditet nga pesë të tjerët.

Pasi thirrjes se po vinte policia, grupi i të rinjve është larguar me shpejtësi nga vend i ngjarjes.

Mesazhi i dërguar në redaksinë e JOQ Albania

Sherri  i madh ne kamez, 5 kunder 1. Turp i madh per shoqerine shqiptare. Një djale me makinë tip bmv bashke me dy vajza ne makine, goditet nga 5 cuna. Akoma se dime arsyen. Dime vetem qe i prene rrugen djalit qe ishte me gocat ne makine. Dhe i dole ta godisnin. Para 5 min te rrethrrotullimi ne kamez.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.