Pezullohet dhënia e tapive të tokave, nisin verifikimet për falsifikime

Sipas shifrave zyrtare deri në fund të 2017 ishin rreth 2 300 aplikime nga qytetarët që kërkonin marrjen e tapive për tokat e ndara me ligjin e ish ndërmarrjeve bujqësore. Madje në nëntor të vitit të kaluar u miratua nga Parlamenti dhe shtyrja e afatit ligjor për ndarjen e këtyre tapive dhe vazhdimin e punës së komisioneve vendore.

Loading...

Nuk dihet se sa nga këto kërkesa do përfshihen në pezullimin e bërë nga qeveria, pasi verifikimi do jetë i gjerë. Ndërkohë nga ana tjetër ligji i 2015 për investimet strategjike, parashikon që investitorëve specialë që marrin këtë status nga qeveria, t’u vihen në dispozicion përdorimi i pasurive të paluajtshme shtetërore, si trojet, pyjet, dhe tokat bujqësore për qëllime biznesi.

Këto pasuri do të përfshihen në fondin e posaçëm të tokave që do të administrohet nga agjencitë qeveritare. Nga mbi 700 mijë hektarë tokë bujqësore që kishte zyrtarisht Shqipëria në vitin ‘92, 560 mijë hektarë janë ndarë me ligjin 7501 dhe me ligjin.8053, datë 21.12.1995 për ndarjen e tokës së ish ndërmarrjeve bujqësore, 80 mijë hektarë i administrojnë bashkitë për t’i dhënë me qira, ndërkohë mbi 23 mijë hektarë të tjerë janë si fond kompensimi fizik për Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe pjesa e mbetur zotërohet nga ministria e Bujqësisë./TCh

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.