Petrit Vasili: Vendi po izolohet në mënyrë kritike

“Shqipëria po izolohet në mënyrë kritike dhe integrimi evropian i saj është në udhëkryqin më të rrezikshëm me pasoja për sot dhe shumë vite që do vijnë”.

vasilipetrit

 

Deklarata bëhet nga nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, sipas të cilit, objektivi i Edi Ramës është instalimi i një regjimi kriminal dhe asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri.

Sipas tij, rendi kushtetuese po sulmohet në mënyrë kriminale nga Rilindja dhe Edi Rama.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Rendi kushtues dhe ligji po sulmohen në mënyrë kriminale nga Rilindja dhe Edi Rama, të cilët kanë ndërmarrë një puç të vërtetë kushtetues me pasoja shumë të rënda për vendin, por me pasoja akoma dhe më të rënda për ata vetë.

Qeveria e Edi Ramës është shndërruar në një regjim represiv e kriminal në agoni, i cili përpiqet të sulmojë më çdo mjet të paligjshëm nëpërmjet pushtetit opozitën dhe qytetarët duke u dhunuar të gjitha liritë dhe të drejtat më themelore të tyre, të drejta këto që janë të patjetërsueshme dhe të garantuara nga Kushtetuta e sistemit pluralist shqiptar.

Pushteti i kriminalizuar i Edi Rama dhe prokuroria e kapur prej tij arreston protestuesit, përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarë të thjeshtë që nuk pajtohen me pushtetin e kriminalizuar të tij, ndërkohë që hajdutët e qeverisë që grabitën qindra milionë te Unaza e Re, me konçesione pafund, me rrugën Milot-Balldren, Orikum-Dukat, etj., janë të lirë dhe të ulur në zyrat e shtetit.

Edi Rama, ka vetëm një objektiv. Instalimin e regjimit kriminal, asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri, rivendosjen e monizmit, ndarjen e përçarjen e shqiptarëve që është dhe objektivi më i zi i tij.

Shqipëria po izolohet në mënyrë kritike dhe integrimi europian i saj është në udhëkryqin më të rrezikshëm me pasoja për sot dhe shumë vite që do vijnë.

Është bërë e qartë nga të gjithë miqtë e Shqipërisë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që pengesa kryesore dhe e pakapërcyeshme për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian është kriminalizimi i qeverisjes duke mos luftuar aspak krimin e organizuar si dhe korrupsioni i shfrenuar i instaluar në çdo qelizë të qeverisjes së Rilindjes të kryesuar nga Edi Rama.

Është e qartë që Shqipëria po vuan pasoja shumë të rënda politike, sociale, dhe izolimin nga Evropa, deri në rrezikimin e liberalizimit të vizave, vetëm për shkak të një njeriu të vetëm, që inkriminimin e tij shumë të thellë dhe fundin e tij të pashpresë kërkon t’ua lërë mbi kurriz shqiptarëve.

Të gjithë qytetarët shqiptarë janë e do të jenë të gjithë në këmbë së bashku me opozitën për të mos lejuar dhe për të shëmbur përdhe puçin kushtetues dhe pushtetin e kriminelëve në emër të triumfit të rendit kushtetues, lirive themelore siç është e drejta për të zgjedhur duke mos lejuar kurrë që Shqipëria të kthehet mbrapsht në periudhën e errët para viteve 90 ku Shqiptarët vetëm votonin dhe nuk zgjidhnin, ku Shqiptarët ishin të izoluar nga e gjithë bota, dhe ku Shqiptarët jetonin në një skamje ekonomike të pashembullt.

Shqiptarët do të jenë të papajtueshëm me monizmin dhe me puçin kushtetues dhe nuk do të bëjnë asnjë hap pas deri në fitoren e rendit kushtetues, shtetit të së drejtës, të cilat nxjerrin Shqipërinë nga izolimi dhe i hapin rrugën drejt të ardhmes.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.