Petrit Vasili-banorëve të Unazës së Re: Nëse policia vjen, e gjithë Tirana…

Protestës disa mujore të banorëve të Unazës së Re ju bashkua sonte edhe Petrit Vasili, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së. Ai paralajmëroi policinë që të mos shkojë tek banorët, duke theksuar se e gjithë Tirana do të jetë me ta.

“Ju jeni përballur këto ditët e fundit me një polici që është kthyer në një bandë hajnash, me një polici që drejtohet nga një gjeneral tradhtar i popullit të tij, i cili ka zgjedhur të tradhtojë popullin dhe të bëj paqe me kryehajdutin e Shqipërisë që quhet Edi Rama. Sot nga ky shesh ju japim fjalën të gjithë qytetarëve të Unazës së Re, por edhe një paralajmërim shumë të rreptë dhe shumë të hekurt për policinë. Në çdo sekondë që do të guxojnë të afrohen, e gjithë Tirana është sy pafjetur dhe do të jetë këtu bashkë me ta dhe do nxjerrë të tërë hajnat të shkojnë atje ku e kanë vendin. Këta kanë zgjedhur ta plaçkisin popullin, këta kanë zgjedhur që ta trembin popullin, ta plaçkitin popullin, ja ku e kanë përgjigjen. Asnjë nuk ka frikë nga ta, asnjë nuk pyet për ta, këta vetëm po e bëjnë më të zi fundin e tyre si qeveri”.

Vasili u shpreh se koha e qeverisë aktuale ka mbaruar dhe se ajo është kthyer në një kufomë politike.

“Koha e tyre për të ikur ka ardhur dhe ka kaluar. Koha e tyre ka mbaruar. Janë kthyer më kufoma politike që qelben erë. Sot një qeveri, të cilën populli nuk e sheh dot me sy, gjënë e vetme që duhet të bëjë një sahat e më parë është të largohet. Meqenëse nuk do të largohet me të mirë, atëherë populli do ta largojë me pahir. Sepse ndryshe nuk kuptojnë.

Këtu ka ngritur dorën dhe kanë guxuar të prekin, të arrestojnë dhe të ndalojnë njerëz të ndershëm që mbrojnë pronën e tyre dhe të ruajnë me policë, me forca të ndërhyrjes së shpejtë, me gardë e më të tjerë një tufë hajdutësh, të cilët edhe nesër do të kenë pafytyrësinë të shkojnë në parlament. Koha e kusarëve ka mbaruar, sot është koha e qytetarëve. Qytetarë të Unazës së Re na keni me vete ditë dhe natë. Ju jeni pa gjumë, edhe ne jemi pa gjumë”, theksoi ai.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.