PËSOI GODITJE NË ZEMËR, GAZETARJA SHQIPTARE NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 27-VJEÇARE

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë gazetarja e medias online ‘Telegrafi’, Qendresa Rashiti Hulaj, si pasojë e një goditje në zemër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë media kosovare nëpërmjet një njoftimi, ku shprehte ngushëllimin për 27-vjeçaren.

Mësohet gjithashtu se Qendresa ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

‘Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze. Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj’, shkruhet në postimin e Telegrafit.

30124690_10215514406995928_9212398326694019072_n.jpg

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.