Pesë skandalet seksuale që i “skuqin” faqen qeverisë

Këto janë pesë skandalet më të spikatura të qeverisjes së socialistëve nga 2013 deri më sot. Shefa komisariatesh, sekretarë deputetësh, kryetarë bashkie edhe drejtorë të Arsimit, këto janë ‘storiet’ e styre abuzive me postin.

Tetor 2013- Një piktor i veshur me kollare të kuqe me pika të bardha me një buzëqeshje që s’i ndahej nga portreti, i tha opozitës: “S’keni parë gjë akoma”.

Edi Rama në parlament në 2013

Shkurt 2019- 6 vite më pas, të gjithë konsumatorët e politikës së re dhe asaj të vjetër, shohin efektet e kësaj fraze, që padyshim nuk i ka “zhgënjyer”. Nga “Rilindja” dhe “tepsia”, kryeministri Rama ka kaluar tek “Kadrinjtë” dhe “kazanët”. Historia e dalë boje tashmë e policit në Malësinë e Madhe nuk është e re, dhe as e vetmja.

Të gjithë “cinikët” që mund të habiten, sesi arrin një zyrtar i shtetit, një mbrojtës i njerëzve të akuzohet për ngacmim seksual të një të miture, sytë duhet t’i kthejë pas, 1 vit pasi socialistët nisën “të bëjnë shtet”.

Shefa komisariatesh, sekretarë deputetësh, kryetarë bashkie edhe drejtorë të Arsimit, këto janë ‘storiet’ e styre abuzive me postin.

Ernest Paluka, shefi i Komisariatit të Velipojës ngacmon emigranten që denoncoi dhunën nga i shoqi

Në gusht të vitit 2014, shefi i Policisë së Velipojës, Ernest Paluka u arrestua pasi kishte tentuar të puthte dhe kishte ngacmuar seksualisht një 32-vjeçare e cila kishte shkuar të denonconte dhunën nga i shoqi.

Ernest Paluka, shefi i Policisë së Velipojës

Kur emigrantja shqiptare kishte hyrë në zyrën e tij, ishte përballur me “kazanovën” e policisë. Ngjarja u trajtua si ndodhi e izoluar dhe që pas masës së arrestit me burg, askush nuk e mori më vesh çfarë ndodhi me Shefin “qejfli” të policisë së Velipojës. Asnjë reagim nga politika në Tiranë.

Agron Cane, sekretari i Koço Kokëdhimës i kërkon një gruaje seks me të bijën në këmbim të një vendi pune

Në gusht të vitit 2014, Agron Cane, sekretari i “pashait” të jugut, Koço Kokëdhima u denoncua për ngacmim seksual nga një grua, të cilës Cane i kishte kërkuar që t’i mundësonte marrëdhënie seksuale me të bijën 14 vjeçe.

Agron Cane, sekretari i Koço Kokëdhimës që kërkoi favore seksuale për një vend pune

Cane thoshte në videopërgjim: “Vajza ka shumë hormone, duhet të qetësohet e të bëjë çik seks”. Ai u dënua me dy vite burg nga gjykata, ndërkohë që qeveria socialiste “lau duart” duke thënë se PS është ndryshe dhe i dorëzon njerëzit e saj.
Nuk pati asnjë hetim të thelluar mbi zyrtarë të tjerë të administratës që mund të tentonin të përdornin postin për të abuzuar.

Liza Tabaku, drejtoresha e Arsimit në Lushnje kërkonte favore seksuale për njerëz me pushtet në këmbim të vendit të punës

Tre muaj pas Canes, Liza Tabaku, drejtoresha e Arsimit të Lushnje bashkë me të birin shantazhonte mësueset dhe iu kërkonte favore seksuale për njerëz të pushtetshëm në këmbim të vendit të punës.

Liza Tabaku, drejtoresha e Arsimit në Lushnje që kërkonte favore seksuale për njerëz me pushtet nga mësueset

Socialistët që ishin në atë kohë në “dashuri” me Lëvizjen Socialiste për Integrim, thanë se Tabaku ishte “maja” e ajsbergut për ngjarje të tilla në administratë. Vetë Rama u zotua se do t’i shkohej deri në fund shkatërrimit të një sistemi të kalbur, por u mjaftua me dënimin e Tabakut me 9 vite burg. Kurrë nuk u mësuan kush ishin “klientët” me pushtet të Tabakut që kërkonin favore seksuale…

Shukri Xhelili, kryetari i Bashkisë së Dibrës kërkonte seks me një 20-vjeçare për një vend pune

Në 12 maj të 2016-ës qeveria socialiste u “tund” nga skandali i kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili. Xhelili u publikua në media me zë dhe figurë teksa i premtonte punë një vajze 20-vjeçare, nëse ajo pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Shukri Xhelili, kryetari i Bashkisë Dibër që u kap duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune

Skandali nuk u arrit dot të izolohej dhe kryeministri urdhëroi shkarkimin e Xhelilit pak orë pas publikimit tek “Të Pa ekzpozuarit”. Xhelili u shkarkua dhe u arrestua të nesërmen, për t’u liruar nga qelia në 2017-ën. Çështja Xhelili u mbyll me një shkarkim, ndërkohë që në zgjedhjet e zhvilluara në këtë qytet, socialistët arritën sërish të fitonin këtë bashki.

Berhan Bajrakurti, akuzohet për ngacmim seksuale me video ndaj një 15-vjeçareje

Specialisti i zonës së Gruemirës është lajmi i ditës, ushqimi i faqeve të humorit dhe propagandës së shpërndarë në rrjetet sociale. U mjaftua një video e dërguar në faqen e Neësbomb.al, dhe ai u prangos, duke hedhur në kosh edhe fjalimin emocionues të gjeneralit Sandër Lleshaj në Opinion.

Berhan Bajrakurti, polici që akuzohet për ngacmim seksual në Malësinë e Madhe

Kryeministri Rama nuk ka reaguar ende, ndërkohë që Lleshaj është i “detyruar” të dalë disa herë në ditë para mediave për të pastruar mjegullën e krijuar.

Këmbanat bien për ata që dëgjojnë, dhe që nga Shukri Xhelili tek Bajrakurti, qeveria sot nuk e shet dot më fjalinë “Ne jemi ndryshe nga Saliu”. Rilindja nuk na zhgënjeu dhe pritet me padurim cila do të jetë “storia” e radhës./dosja

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.