Pervers, ke hyrë tek Kapitulli i Zi i Historisë së Shqipërisë

Nga Erl Kodra

 

Nuk mund të gjendet fjalë tjetër që të shkon më për hosh për të përshkruar saktësisht krejt qenien tënde. Doza e perversitetit tënd ngre nivelin çdo të dielë mbrëma, kur ti del në ERTV-në tënde dhe në televizionet kombëtare me video selfiet e tua.

Pavarësisht fjalëve që nxjerr nga goja, zakonisht të mbushura me vrerë për çdo njërin prej nesh, ti të ngjallë krupën me flegrat e hundëve që shryjnë, ndërsa buzët e buhavitura dhe qimet e mjekrrës gjallojnë një pamje neverie, tek thua:

‘… vetëm qorrat që s’duan të shohin, shurrdhët që s’duan të dëgjojnë dhe politikanët apo kronikanët e kazanit që s’duan të dijnë për të vertetën, por veç sulmojnë për hesapet e tyre, mund të gjejnë një fjalë tjetër për rezultatet e kësaj lufte, përveç fjalës shqipe: Sukses. Ka qënë një luftë e vështirë, komplekse, e vendosur, në një fushë ku policia e shtetit është përplasur fort me paligjshmërinë dhe me krimin…’.

Dhe kështu, ti na bën qorra, shurrdha dhe kronikanë kazani. Ti që, në krye të herës u shfaqe në sytë e botës lakuriq, tek të prekte hallatet një zonjë. Ti që erdhe në krye të punëve të Kryeqytetit tonë, për ta transformuar atë në një përbindësh betoni, për hesapet e tua, sigurisht. Ti që shembe përdhe një Parti për ta shkërrdhyer një Shqipëri. Ti që mblodhe me qiri rreth vetes në Partinë Socialiste një dyzinë me qenie inferiore butakësh, një tjetër dyzinë neverie me gazetarë në ‘median e lirë’, dhe pjesën e mbetur e mbushe me përdhunues dhe vrasës reçidivist. Sepse ti kishe një PLAN për të ndërtuar një Shqipëri tënden, sipas shijeve të tua perverse, duke e zhveshur atë nga dinjiteti njerëzor, duke e përdhunuar çdo shpresë edhe për fëmijët e mjerë që do të lindin brezat që vijnë.

Loading...

Të shkruash për ty dhe për boshllëkun tënd është një mund i madh, por ia vlen, sepse ska punë më të vyer se sa të tregosh realitetin tënd ashtu siç është. Të kam thënë se ti je një mashtrues dhe demagog par excellence?! Dhe unë kam prova për këtë, të gjithë ne, gratë dhe burrat e këtij vendi kemi prova, sepse vet Shqipëria është kthyer në një provë gjigande e krimit tënd; Tirana është një provë që nuk do të zhduket përjetë, po ashtu është Durrësi, Kavaja, Elbasani, Korça dhe Vlora. Prova janë të gjitha fushat, kodrat dhe malet e Shqipërisë që i mbolle me drogë duke i kthyer ato në skenën më të madhe të krimit në botë. Prova të gjalla janë me mijra e mijra të rinjë që nën drejtimin tënd u kthyen në kultivues, përdorues dhe trafikantë të drogës. Mbi 300 mijë shqiptarë janë prova që braktisën Atdheun nën rregjimin tënd. Prandaj ti jo vetëm që je një mashtrues dhe demagog par excellence, por je edhe vrasës; i drejtë për drejtë; sadist dhe gjakftohtë i shpresës tonë.

Ti je një pervers diabolik. Sepse ke guximin e paturp për të na parë në sy, tek mban ligjëratat e tua diabolike për ‘Shqipërinë që duam’. Ndërsa ne ‘kronikanët’ fshijmë lotët e dhimbjes për jetët që këputen në mes nga mjerimi që ti mbolle rrugëve të Shqipërisë. Ne mbajmë shënime se si gjatë ‘shtetndërtimit’ tënd burgosen borxhlinjtë e shkretë dhe shitëset e shkrepseve. Fletorja jonë e shënimeve mbushet e nxihet nga shifrat e rënda që fluturojnë nga Arka e Shtetit tënd drejt e tek Vilma e Zezë e ferrit.

Ti je një provë e gjallë që ke ardhur në botën tonë për të provuar durimin tonë, humanizmin tonë dhe vlerat tona. Ne e dimë se kjo është një provë e rëndë, por ti e ke dëgjuar atë fjalën e vjetër; ‘Ia dhanë gurit, e plasi, ia dhanë njeriut, e mbajti’.

Rri i qetë, sepse do ta mbajmë edhe këtë gjëmë që na ra për hise. Përkohësisht. Domethënë edhe pak, sa të mbarojnë fjalori yt pervers. Do të durojmë edhe pak, derisa zullumi yt të të zërë përfundi, të këputet nga pesha e vet.

Po, ti ke hyrë në Histori o pervers, por tek Kapitulli i Zi i Historisë së Shqipërisë. Do të rrosh aty, përjetësisht.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.