PËRRALLË PA KAFSHË

Nga Jani Malo

Fshati qëlloi të ishte i mbushur me njerëz të leshtë. Se nga mbinë dy të mençur dhe morën drejtimin e punëve. Kuptohet fshatarëve ua patën me të futur. Po edhe njëri-tjeterit, ama.
Po fshatarët, sado të trashë, zunë të nuhatin ligësi. Aq erë të keqe vinin punët e dyshes së mënçur.
Dhe që t’i biem shkurt, dy të mençurit, si të mençur që ishin, bënë një gjetje të mënçur.
Ndanë rolet mes tyre. Njëri do luante budallain dhe tjetri idiotin.
Kështu ia hodhën edhe kësaj here.
Budallain nuk e kuptonin se ç’thoshte as të leshtët.
Idiotin nuk e merrnin që nuk e merrnin seriozisht.
Pra dy të mënçurit zemërligj e çuan për lesh fshatin e njerëzve të leshtë.
Edhe veten, më tha dikush nga fëmijët që ua lexova këtë përrallë.
Unë dhe fëmijët e tjerë nuk e besuam.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.