Përplasja fatale me dy të vdekur. Postimi i fundit prekës pak para tragjedisë në rrjetet sociale

Këngëtarja amerikane Kylie Rae Harris, ka humbur jetën tragjikisht. Ajo ishte një nga dy personat e mbetur të vdekur në një aksident ku u përplasën tre automjete në Neë Mexico.

 

 

 

Sipas mediave amerikane, lajmin e ka konfirmuar edhe menaxheri i saj i Billboard.

Ky i fundit postoi në Twitter se ajo ka ndërruar jetë mbrëmjen e të enjtes pas një aksidenti në Qarkun Taos.

190905150427-kylie-rae-harris-large-169

Viktima tjetër është një vajzë 16 vjeçare që drejtonte një nga dy mjetet që u përplasën me atë të Kylie Rae Harris.

Familja dhe miqtë e 30-vjeçares nga Teksasi janë me zemër të thyer, shkroi menaxheri i këngëtares.

cad86330-c2d0-40ec-aa66-392f9f0471df

“Të gjithë që e njihnin Kylie e dinin se sa shumë e donte familja e saj dhe, përtej kësaj, sa e donte muzikën,” shkroi Sarah Frost.

“Ngushëllimi më i mirë dhe nderimi më i mirë që mund të bëjmë për të dhe entuziazmin e saj të pakrahasueshëm është të falim sa më shumë dashuri sot, dhe të dëgjojmë muzikë që të frymëzon”.

Capture 2

Pak momente para vdekjes, Kylie duket se e kishte parandjerë vdekjen.

‘Me kaq karburant sa kam në makinë mund të bëj edhe 46 milje, ndërsa stacioni më i afërt i benzinës është 36 milje larg. I dashur Jezus, të lutem mos më lërë në mes të asgjësë’, shkroi ajo në Tëitter, pak para përplasjes që i mori dhe jetën.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.