Përplasja dhe tensionet me studentët, zbulohet “tradhtari”! Kush e kërkoi policinë në fakultete

Zbardhet letra ku Rektori I Universitetit të Tiranës Mynyr Koni I ka kërkuar policisë që të ndërhyjë për të ndaluar protestën e studentëve.

Këtë të premte pati përplasje mes studentëve dhe policisë në Fakultetin Ekonomik.

Por edhe pse forcat e rendit nuk lejohen në ambientet e Universiteteve sipas ligjit të Arsimit të Lartë, pjesëmarrja e tyre duket se ka ardhur pas kërkesës së bërë nga vetë Rektori Mynyr Koni.

Vizion Plus ka mundur të sigurojë letrën në të cilën, rektroi Universitetit të Tiranës i ka nisur drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut dhe dejtorit të Qarkut Tiranë, Kastriot Skënderajt ku i kërkon që të merren masa ndaj studentëve në mënyrë që të rikthehet normaliteti në fakultete

Koni i kërkon policisë që të asistojë punën e kompanive private të sigurisë në mënyrë që të mos dëmtohen ambientet apo dhe që të mos lejohet agravimi situatës.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.