Përmbysja e qeverisë me dhunë? Rama: Kësaj maxhorance s’kanë ç’i bëjnë, mos shkoni pas Berihait

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Beratit tha se thirrjet për përmbysjen e qeverisë me dhunë i ka parë Shqipëria edhe në të shkuarën, por sipas tij me kalimin e viteve kishte menduar se “budallallëqe të tilla kishin marrë fund”.

Rama tha se Qeveria dhe maxhoranca nuk preken, por të vetmit që dëmtohen këtu janë qytetarët.

“Thirrjet për ndryshimin e qeverisë me dhunë i ka parë Shqipëria dhe kujtuam se nuk do bëheshin më budallallëqe të kësaj natyre. E vetmja gjë që nuk preket është qeveria. Nuk preket dot. Përkundrazi po të ishte për qeverinë dhe shumicën në parlament, as nuk t’i hynim fare këtij muhabeti dhe këtyre rreziqeve. Por preket Shqipëria, sepse shfaqet si një vend ku nuk duhet shkuar për të investuar dhe për ta vizituar. Pra preket çdo familje dhe çdo individ që jeton në Berat.

Nëse urën për të ardhur këtu e kalojnë më pak vizitor, ka më pak para që qarkullojnë këtu dhe më pak para për ata që ndërtojnë biznese të vogla apo bujtina. Pra ka më pak lekë që shkojnë në shtëpitë e tyre. Ata që nisen nga Berati apo çdo qytet tjetër për të shkuar pas Berihait, por duhet të kuptojnë se nuk kanë çfarë ti bëjnë qeverisë dhe as qeverisjes socialiste, por kanë ç’i bëjnë vetes. I bien vetes sepse mbyll tjetri dyqanin dhe shkon pas Berihait në Tiranë.

Shefi i qeverisë ka ironizuar me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për vendimin e tyre për të djegur mandatet.

Rama tha se deputetët që kanë lënë mandatet u ka ikur fytyra. “Ata që lanë mandatet janë të zbardhur komplet. U kanë ik ngjyrat”, tha ai.

Për kryeministrin, edhe nëse opozita nuk hynë në zgjedhje për maxhorancën nuk ka asnjë problem.

“Po nuk hynë në zgjedhje, ç’problem ka. Luli me Monikën, ne me njerëzit.  Kanë frikë se po krijohen institucionet e reja të Drejtësisë.  E mban Shpiragu të mbaj klithmën e Monikës, o Zot shpëtoi shqiptarët nga blerja e votës. Zoti thotë s’po ndërhyjë se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika”, ironizoi Rama.

Kryeministri i ka bërë thirrje grave të që të ndalojnë burrat të shkojnë në protestën e 16 marsit. Ai ka ironizuar me demokratët, duke thënë se nuk u bëjnë asnjë punë grave, kurse socialistët sipas tij janë punëtor në atë drejtim.

“I bëj thirrje grave të beratit ti kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do behet nga Tirana. Asgjë s’do behet në Tiranë. Burrat socialist edhe i bëjnë ndonjë punë grave, kurse burrat demokrat nuk i bëjnë ata. Punë sprapthi është kjo, dhe ato i bën Monika se po të ishte për Lulin do ja kishte fut gjumit deri në 2021”, tha shefi i qeverisë.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.