Përgjimet e Bild/ Reagon Basha: Rama, padrino i krimit

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas video përgjimeve të publikuara nga Bild.

Lideri i opozitës shkruan në Facebook se Edi Rama është padrino i krimit në Shqipëri.

‘Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi. Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar’, shkruan Basha.

Për gazetën gjermane “Bild” përgjimet e reja tregojnë se si ministra, deputetë, shefa policie dhe kriminelë janë përfshirë për manipulimin e zgjedhjeve. Në dhjetë përgjimet e reja të publikuara nga gazetari Peter Tiede, përfshihen materiale të dosjes 184. Në një prej përgjimeve ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri përgëzon për strategjinë e tij shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga.

Ky i fundit u denoncua disa herë në media dhe nga vetë PD-ja për trembjen e votuesve. Në telefonatën e përgjuar Aga dëgjohet teksa i thotë ish-ministrit Gjiknuri se është një komisar politik i Partisë Socialiste.

Përgjimi tjetër përfshin deputetin dhe anëtarin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, teksa përgëzon punën e shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga, dhe i premton të flasë me Kryeministrin për t’i caktuar një pozicion më të mirë.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.