PD i publikon “përgjimin” me punonjësit Artan Lames

Deklaratat e Artan Lames pak ditë më parë se punonjësit në Agjencinë e Kadastrës do të rekrutohen me konkurs, për Partinë Demokratike, janë tallje me shqiptarët.

 

 

Ish-deputetja Orjola Pampuri ka publikuar një bisedë të Lames me stafin e ish-AlUIZN-t ku u kërkon punonjësve të angazhohen në fushatë për zgjedhjet duke harruar ditën e shtunë si ditë pushimi.

“Ai është regjistruar, duke pohuar se emërimet janë partiake dhe duke urdhëruar punonjësit të  punojnë në fushatë. Në vend që Artan Lame të ishte sot në burg për përdorimin e administratës në fushatë, ai vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs. Modeli i Artan Lames është Edi Rama. Dosja 339, provoi se është Kryeministri ai që ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës për të punësuar militantët partiakë apo persona me të shkuar kriminale”, tha Pampuri.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Propaganda e Edi Ramës me punësimet shtetërore është një nga çështjet penalizuese jo vetëm për integrimin europian, por, mbi të gjitha, për keqfunksionimin dhe korrupsionin endemik, i përhapur në çfo qelizë të administratës shtetërore.

Shembull tipik i kësaj propagande është Agjencia e Kadastrës, e drejtuar prej 6 vitesh nga Artan Lame me emrin e Agjencisë së Legalizimeve. Pak ditë më parë, Artan Lame, pa u skuqur fare, foli për konkurs të ndershëm në plotësimin e disa dhjetëra vendeve të reja të punës të hapur në ketë agjenci me shtrirje në të gjithë vendin. Por gjithçka është një teatër.

 

Artan Lame, si gjithë kolegët e tjerë pjesë të qeverisë grabitëse të Edi Ramës, nuk mund të organizojnë konkurse të ndershme. Ata dinë vetëm të punësojnë militantë partiakë, që i përdorin në zgjedhje në shkelje të ligjit ndaj kundërshtarit politik. Artan Lame është modeli tipik i kësaj skeme skandaloze që ka mbajtur peng administratën publike gjithë keto vite, duke punësuar militantë që vijnë me lista nga partia në pushtet dhe, në vend t’u shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë partisë në pushtet në kohë fushatash elektorale.

 

Rreth një vit më parë, kjo u provua me një material autentik, të publikuar në media, ku Artan Lame dëgjohet që pranon ndërhyrjen e deputetëve socialistë për marrjen në punë të militantëve dhe përdorimin e tyre gjatë fushatës. Ju ftoj ta ndekim këtë pjesë, ku Artan Lame nuk është në rolin e një shtetari që flet për konkurse, por në rolin e një partiaku që emëron militantët e sjellë nga partia.

 

Teatri që luhet me shqiptarët dhe tallja e tyre nga Artan Lame dhe shefi tij Edi Rama është e qartë. Në vend që ky funksionar i qeverisë të ishte sot në burg për përdorimin e administratës në fushatë, vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs.

 

Modeli i vërtetë i Artan Lames dhe gjithë të ngjashmëve të tij është vetë Edi Rama. Dosja 339, e trajtuar gjerësisht nga Zëri i Amerikës pak muaj më parë, provoi se është Kryeministri ai që ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës dhe, në mënyrë kriminale, ndërhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar.

 

Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje,  gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar. Pra daj, sot Shqipëria ka vetëm një zgjidhje, largimin e Edi Ramës!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.