Pastori i liruar nga Turqia i ulet presidentit Trump në gjunjë

Nga një burg turk në Shtëpinë e Bardhë brenda 24 orëve, kjo nuk është edhe aq keq. Këto janë fjalët e para që Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë pastorit, Andrew Brunsonpas lirimit nga Turqia.

Presidenti Trump dhe pastori Brunson u takuan në Zyrën Ovale pak orë pas mbërritjes së pastorit në tokën amerikane.

Brunson, i cili u shpërngul në Turqi në mesin e viteve 1990, u arrestua dhe akuzohej se kishte lidhje me lëvizjen Gyleniste,për të cilën Turqia thotë se kishte orkestruar grushtin e shtetit të dështuar në vitin 2016.

Të premten, një gjykatë turke e dënoi Brunsonin me tre vjet burg, por llogariti kohën e shërbyer dhe pezulloi pjesën tjetër të dënimit të tij, duke bërë të mundur që ai të largohej nga vendi. Avokati i Brunson, Jay Sekulow, është gjithashtu anëtar i ekipit ligjor të Trump në hetimin e Rusisë.

Gjatë bisedës, pastori u ul në gjunjë dhe u lut për Donald Trump-in. Brunson u gjunjëzua, kapi shpatullën e presidentit dhe i kërkoi Perëndisë që t’i jepte presidentit “mençurinë e mbinatyrshme”

Loading...

Në përgjigje, presidenti e pyeti se për kë kishte votuar ai dhe gruaja e tij në zgjedhjet presidenciale që ndodhën javë pas arrestimit të pastorit në 2016.

Brunson, i cili tha se votimi u bë me postë, i rrëfeu presidentit se ai bashkë me gruaja e tij, Norine, e kishin mbështetur me votën e tyre. Por, Presidenti shtoi se e dinte këtë tashmë.

Trump falënderoi edhe Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan duke vënë në dukje se SHBA-të nuk negociuan një marrëveshje me Turqinë për lirimin e pastorit.

Lirimi i Andrew Brunson shënon kështu edhe fundin e ngërçit diplomatik mes SHBA-ve dhe Turqisë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.