Pas pushimeve të çmendura me hashash, Françeska sjell foto të qeta nga Turqia

Nëse vizitoni faqen e saj në “Instagram”, ju duket tamam si një guidë turistike. Kjo, pasi Franceska Jaçe, e cila u bë e njohur nga reality show “Big Brother” vite më parë, udhëton pafund. Dhe këtë pasion të sajin ajo e ka kthyer në biznes, pasi ka një agjenci turistike të sajën.

franceska jaceE pasi blen paketën tek agjencia e Françeskës, mund të shkosh te faqja e saj për t’u orientuar më mirë se cilat vende mund të vizitosh. Si gjithmonë, e veshur firmato dhe duke vizituar vendet luksoze, Françeska i ka bërë kuriozë bashkëmoshatarët e saj se si ia del të bëjë një jetë kaq të shtrenjtë e nëse dikush mendon se Françeska mund t’ju përgjigjet se ka gjetur një të dashur të pasur, në fakt ajo pohon diçka tjetër kur e pyet një vajzë mbi këtë temë: “Jeta nuk është aq e bukur dhe e thjeshtë siç duket në ‘Instagram’, pasi aty postohen veç disa fragmente të jetës tënde, unë dhe familja ime gjithmonë kemi punuar, studiuar dhe ëndërruar. Kështu ia dal e DASHUR. Plus që, unë një herë në ditë ha, nuk nuk shpenzoj shumë”, ka shkruar Françeska në postim, duke treguar kështu se si arrin të bëjë një jetë luksoze.

 

 

 

 

franceska jace 1

Pa dyshim që gjithë ky ekspozim, ato foto të zhveshura dhe shpesh provokuese, nuk mund ta lënë jashtë vëmendjes mediatike Françeskën, për të cilën çdo foto bëhet lajm. Rreth një muaj më parë u bë lajm një foto, të cilën nuk e kishte servirur vetë ajo, por ishte bërë nga paparazzi ose ndonjë pushues i rastit në plazhet e Jugut të Shqipërisë. Në redaksinë e “Newsbomb” kishin ardhur disa foto, ku shihet Françeska duke tymosur cigare hashash, të paktën kështu ishin shprehur pushuesit që kishin sjellë fotot, të cilët tregonin se kjo gjë i kishte shqetësuar.

franceska jace 2

Në fakt, nga fotoja ajo cigare fare mirë mund të ishte edhe një puro, e cila gjithsesi ka një aromë të rëndë kur e pi afër njerëzve. Gjithsesi, duhet thënë që Françeska nuk e mori aspak me sportivitet këtë lajm, duke e ofenduar rëndë pronaren e portalit që publikoi lajmin. Në rastin e Françeskës duhet thënë që ëmbëlsia, sensualiteti, por në disa raste edhe agresiviteti, bashkëjetojnë në perfeksion.

Françeska është vajza që s’ta përton kur mendon se dikush i ka rënë në qafë. E megjithatë, herë pas here jetën e saj ajo e ëmbëlson edhe me pak art, siç janë fotot artistike ose pjesëmarrjen e saj në klipin e Kapital T, me titull “Sytë e tu”. E duke u rikthyer tek udhëtimet, Françeska aktualisht ndodhet në Turqi dhe bazuar në postimet që bën, tregon se po kalon mjaft mirë atje.

         

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.