Pas një vrasje gjendet një makinë e djegur dhe e vjedhur

Kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga vrasja mafioze në Elbasan e avokatit Ravik Gurra, Policia e Shtetit nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve,

Detaje të reja janë publikuar në orët e fundit lidhur me makinën që u përdor nga autorët.

Makina  e cila u gjend e djegur në zonën e Bradasheshit ishte raportuar e vjedhur në Fushë-Krujë, rreth tre muaj më parë nga pronari i saj.

Por policia nuk kishte mundur ta zbardhte si vjedhje.

Cështja tashmë i ka kaluar Krimeve të Rënda, ndërsa kjo nuk është hera e parë që makina që raportohen si të vjedhura përdoren më pas për vrasje të tilla mafioze.

Pustat e hetimit?

Menjëherë pasi kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave dhe pyetjen paraprake të dëshmitarëve, oficerët e Krimeve të Rënda kanë ngritur edhe pistat e para hetimore pas vrasjes mafioze te avokatit Ravik Gurra.

a3b68583-b18b-44d1-b9a8-52465bef2a62

Pista e parë mësohet se është ajo e një vrasjeje të mundshme për shkak të detyrës. Kjo, edhe për shkak të çështjeve të fundit që ai ka mbrojtur në proceset gjyqësore.

Por, nga ana tjetër, edhe për shkak të miqësisë që ai ka me pjesëtarë të familjes Çapja në Elbasan, të cilët herë pas here kanë qenë të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale, herë si të dyshuar e herë si viktima.

Megjithatë, burimet thanë se nuk përjashtohen as pista të tjera hetimore, të cilat do të vlerësohen edhe pasi t’u merret deklarim familjarëve të tij apo miqve.

Ndërsa deri tani duket se hetimet janë përqendruar te detyra e tij si avokat, të cilën e ushtron prej shumë vitesh.

Sa u përket autorëve të dyshuar, burimet thanë se nuk përjashtohet mundësia që të jenë vrasës me pagesë, që mund të kenë marrë porosi nga persona të tjerë për eliminimin e avokatit 50-vjeçar..

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.