Pas letrës publike/ Basha përgjigje Ramës: Na propozon kapitullim të popullit para krimit në 30 qershor, përballje në çdo qendër votimi

reu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur  letres publike të kryeministrit Rama, i cili i kërkoi sot që të uleshin në dialog.

Nga Durrësi, në një takim me qytetarët, Basha tha se nuk do të ketë asnjë hap pas, ndërsa shtoi se  Rama i propozon kapitullimi të popullit para krimit më 30 qershor, ndërsa theksoi se do të ketë përballje me çdo qendër votimi.

 

basha

Para nesh janë dy dilema kapitullim apo përballje deri në fitore. Edi Rama, kriminelët dhe oligarkët me të cilët uzurpoi pushtetin, na propozon kapitullimin, që me 30 qershor ne të bëjmë sehir, teksa ai bën një grusht shteti, një proces fals, zgjedhje false, ku 1mln e 400 shqiptarë nuk kanë karta identiteti, ku regjistri i adresave është bërë lëmsh, na propozon zgjedhje ku kriminelë rikandidojnë, kur në fakt duhej të ishin para drejtësisë.

Na propozon kapitullim të popullit para krimit në 30 qershor, përballje në çdo qendër votimi. Alternativa tjetër është alternativa e përballjes vendimtare deri në mposhtjen e kësaj bande. Kjo është kauza që dogja mandatet të vetmet të pastra për kauzën tuaj. Ky është kushtrimi”, tha Basha.

Ai akuzoi kryeministrin se ka kapur të gjitha pushtetet dhe institucionet por se e ka sot të gjithë popullin kundër.

 “Rama i ka kapur të gjitha. Ka sot qeverinë, pseudoparlamentin, pseudodrejtësinë, pseudopolicinë, i ka kapur të gjitha. Ku janë asetetet tona, forca jonë, ai i ka kapur të gjitha por sot e ka të gjithë popullin kundër. Të gjithë njerëzit e bashkuar e të vendosur për t’i dhënë fund këtij teatrit të shëmtuar politik“, tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ditë për ditë sytë e shqiptarëve janë drejt pasditeve ku ne bashkohemi në sheshe, në numra të paparë e të padëgjuar prej dekadash, me një qëllim, për të mos hedhur asnjë hap pas në betejën tonë kombëtare e Europiane, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Një bashkim i tillë popullorë nuk është parë që në ditët e përmbysjes së diktaturës, ditët që bashkuan shqiptarët rreth ëndrrës së madhe të lirisë. 30 vite kanë kaluar, rruga jonë është e mbushur me sakrifica. Dhimbje dhe sakrifica, pro ne dinim atëherë se rrugë tjetër për në Europë nuk kishte, edhe sot e dimë që nuk ka rrugë tjetër. Kurrë më shqiptarët nuk do të largohen me kokën ulur, si emigrantë. Tani as një minutë më vonë ka ardhur koha e një beteje vendimtare për jetë a vdekje, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Për 6 vite me radhë Europa ika mbyllur duart e saj sepse Edi Rama ka mbyllur derën e progresit drejt Europës, duke shkatërruar institucionet, duke e përqëndruar të gjithë pushtetin në dorën e tij, duke ja dhuruar gjithçka një grushti oligarkësh.

Dyer e Europës i ka mbyllur Edi Rama, sepse atje nuk shkohet pa zgjedhje të lira, shkohet vetëm me një parlament e një qeveri, nga njerëzit për njerëzit, kjo është beteja jonë. Ne e kemi luftuar këtë betejë në ditë të mira e të vështira. E kemi vazhduar betejën kur na qeshnin, kur denonconim drogën me avionë, e kemi luftuar jo për interesat tona politike, por të bindur se pa e ndarë politikën nga krimi, Shqipëria nuk mund të shkojë drejtë Europës.

Misioni ynë është një mision kombëtar. Një parti e madhe me një mision të madh kombëtar si PD duhet të vendosë nëse do të zgjedhë rrugën e rehatit, pazarit, kompromisit me të keqen, apo rrugën e vështirë e hyjnore për Shqipërinë si gjithë Europa. Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit siç luan Edi Rama, nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve, jemi sot në ballë të bashkimit që do të shembë tiraninë  e krimit, do ta shembë me çdo kusht e çdo çmim, me çdo sakrificë.

Para nesh janë dy dilema kapitullim apo përballje deri në fitore. Edi Rama, kriminelët dhe oligarkët me të cilët uzurpoi pushtetin, na propozon kapitullimin, që me 30 qershor ne të bëjmë sehir, teksa ai bën një grusht shteti, një proces fals, zgjedhje false, ku 1mln e 400 shqiptarë nuk kanë karta identiteti, ku regjistri i adresave është bërë lëmsh, na propozon zgjedhje ku kriminelë rikandidojnë, kur në fakt duhej të ishin para drejtësisë.

Na propozon kapitullim të popullit para krimit në 30 qershor, përballje në çdo kuti votimi. Alternativa tjetër është alternativa e përballjes vendimtare deri në mposhtjen e kësaj bande. Kjo është kauza që dogja mandatet të vetmet të pastra për kauzën tuaj. Ky është kushtrimi.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.