Pas dëshmisë në Prokurori, Basha i drejtohet me mesazh Ramës

Pas dëshmisë në Prokurori, që ka zgjatur fare pak, kreu i PD-së, Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh të prerë kryeministrit Rama. “Kam një mesazh për Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo. PD, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, nuk trembemi, shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për cmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze”-tha Basha, pa dhënë asnjë detaj lidhur me atë cfarë ishte pyetur apo kishte dëshmuar në prokurori.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.