Partizani barazim 0-0 me Karabakun

Partizani ka barazuar 0-0 sot me Karabakun në një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë të kuqtë dukej qartazi që e kishin mbivlerësuar kundërshtarin dhe i lanë gjithë iniciativën azerëve. Karabaku i rrezikoi shumë për hir të së vërtetës, madje ia mohoi golin shtylla. 

Partizani2

 

Por në pjesën e dytë u pa një Partizan krejtësisht tjetër, që jo vetëm sulmoi më tepër, por shfaqi edhe personalitet. Portierit azer iu desh të bënte një mrekulli më goditjen me kokë të Çinarit në minutën e 50-të, ndërkohë një minutë më pas Belica goditi tranversën.

bandicam 2019-07-10 19-20-51-101

Diferencat ishin të qarta, por nëse merret në konisderatë fakti që Partizani po luante kundër një ekipi që ka shkuar katër herë në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe një herë në grupet e Ligës së Kampionëve, apo nëse llogarit edhe buxhetin prej 20 milionë eurosh që ka Karabaku, atëherë rezultati dhe paraqitja e të kuqve ishte brenda pritshmërive.

bandicam 2019-07-10 18-36-58-879

Natyrisht, në ndeshjen e kthimit kampionëve të Shqipërisë do t’u duhet ndeshja perfekte, por nuk kanë asgjë për të humbur. Përkundrazi, kanë shumë shpresë se mund të bëjnë goditjen e madhe.

PARTIZANI-KARABAK 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

85′ Zëvendësimi i tretë te Karabak, largohet Ozobiç, në fushë futbollisti me numrin 2, Karajev.

83′ Erald Çinari është i ndëshkuar i parë i sfidës së sotme.

79′ Ovacione në “Selman Stërmasi”, largohet Esin Hakaj, vendin e tij e zë Lorenc Trashi. Futbollisti shndërrohet në protagonist teksa provon me një harkim që për pak sa nuk përfundon në rrjetë.

76′ Telushi provon të nisë një kundërsulm të rrezikshëm, duke shërbyer një top të gjatë tek Çinari, por ky i fundit nuk arrin ta zotërojë.

73′ Zëvendësim i dytë edhe te Karabaku, largohet Emerli, vendin e tij e zë Avdullajev.

72′ Romero liron të majtën në hyrje të zonës, topi devijohet nga Broja në goditje nga këndi.

68′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet braziliani Melo, vendin e tij e zë mesfushori Rron Broja.

63′ Drithërima në portën e Alban Hoxhës, Ozobiç provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën.

62′ Zëvendësim edhe në radhët e Karabakut, largohet Kuintana, vendin e tij e zë Romero.

58′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Mensah, vendin e tij e zë xhamajkani Braun.

bandicam 2019-07-10 18-44-40-789

53’ Lojtarët azer hedhin një top në zonë, dhe Bitri jo i sigurt, e çon në goditje këndi. Nga zhvillimet e këndores, është Zubir që futet nga e djathta, hedh një top në mesin e zonës, por spastrojnë të kuqtë.

50′ Moment fantastik për Partizanin. Portieri Vagner dhe traversa i mohojnë golin e avantazhit të kuqve. Ishte Çinari fillimisht që pas harkimit të Hakajt, godet bukur me kokë, por portieri brazilian bën mrekullin duke grushtuar topin në këndore. Pas harkimit nga këndi, Belica kërcen bukur me kokë, por topi ndalet nga traversa. Të kuqtë nuk heqin dorë teksa provojnë sërish me Melon, gjuajtja e brazilianit u ndal sërish nga portieri. Të pafat të kuqtë në këto minuta.

48’ Goditje dënimi nga e djathta për Karabak, topi i harkuar në zonë kontrollohet me vështirësi nga Alban Hoxha.

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime në formacione.

Mbyllet pjesa e parë. 

bandicam 2019-07-10 18-16-02-384

45′ Mundësi shënimi për Partizanin. Telushi jep një asist fantastik për Ibrahimin, ky i fundit harkon në zonë për Çinarin, ky i fundit godet me kokë, por topi largohet në këndore.

44′ Emreli provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon mbi portën e mbrojtur nga Alban Hoxha.

40′ Mundësi shënimi për Partizanin. Mensah nuk përfiton pas gjuajtjes së Çinarit. Topi shkon në duart e portierit brazilian.

35′ Të kuqtë provojnë të surprizojnë me Mensah nga krahu i majtë, por ky i fundit tregohet egoist duke gjuajtjur nga distanca, topi shkon në duart e portierit Vagner.

33′ Partizani me forca të shumta në mbrojtje, teksa provon të surprizojë kundërshtarin me kundërsulm.

26’ Goditje dënimi e Ozobiç nga e majta, Hoxha largon sferën me një grushtim te saktë.

24′ “Zgjohet” Partizani. Asani lëviz bukur nga e djathta, dhe provon me një gjuajtje të rrezikshme me të majtën, por topi shkon jashtë kuadratit.

20′ Traversa shpëton Partizanin nga pësimi i golit të parë. Ozoviç me portën thuajse të boshatisur nga më pak se 11-metra, ka gabuar, duke goditur traversën. Ndërkohë nga pamjet duket qartë se gjyqtari anësor ka gabuar, pasi numri 10 i Karabakut, Kuintanta, ndodhej në pozicion jashtë loje.

16′ Medvedev provon me një gjuajtje, topi devijohet nga Bitri, miqtë pretendojnë për penallti, por për gjyqtarin kemi vetëm goditje nga këndi.

13′ Mala provon të depërtojë nga e djathta, por topi është më i shpejt dhe kalon vijën fundore.

10′ Futbollistët e Karabakut fitojnë terren, duke marrë “frenat” e lojës në dorë, por pa rrezikuar portën e Hoxhës.

7′ Miçel jep shkëndijën e parë, duke provuar me një gjuajtje nga distanca, por pa problem për portierin Alban Hoxha.

5′ Start i qetë, qarkullimi i topit në mesfushë nga të dyja skuadrat. Ende nuk është rregjistruar rasti i parë i rrezikshmë.

1′ Starton sfida në “Selman Stërmasi”. Partizani luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Bitri, Belica, Hakaj, Mala, Telushi, Melo, Asani, Mensah, Çinari.

KARABAK: Vagner, Mamadov, Hyseinov, Medvedev, Miçel, Quintana, Emreli, Sadjogov, Zubir, Ozobiç, Almeida.

FORMACIONET

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.