Partizani 26 vite pritje për titullit kampion

Partizani është kampion i këtij edicioni në Kategorinë Superiore. U deshën plot 26 vite pritje që ky ekip të rikthehej te titulli.

Të kuqtë e kryeqytetit u shpallën zyrtarisht fitues të trofeut pak javë para mbylljes së kampionatit, ndërsa sot kanë zhvilluar festën madhështore pas ndeshjes me Kukësin e cila përfundoi 1-1.

Ceremonia e titullit u mbajt në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku kishte një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të tifozerisë.

Presidenti i FSHF-së Armand Duka se bashku me sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku, i dhuruan medaljet lojtarëve dhe drejtuesve të Partizanit.

Trofeu u ngrit lart nga kapiteni i skuadrës Alban Hoxha, ndërsa atmosfera ka qenë vërtet e jashtëzakonshme.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.