Parashikimi i horoskopit, datë 5 tetor 2019

Dashi – Ky është momenti që të lini mënjanë të gjitha mëritë dhe të shikoni para duke mos e kthyer kokën pas. Parashikohet që të bëni miqësi të reja dhe të zgjeroni horizontet.

Demi – Në këtë moment duhet të përshtateni me të gjitha ndryshimet që do ju ndodhin. Një person i cili ju gjendet zakonisht pranë nuk do të jetë, dhe kjo gjë do të bëjë që të mos ndiheni mirë.

Binjakët –Për ju do të nisë një faze e re në të gjitha aspektet e jetës, prandaj do të jeni disi të hutuar. Puna do të ecë më së miri nëse vazhdoni me projektet ekzistuese, ndërsa nëse nisni diçka të re, mund të ketë vështirësi.

Gaforrja – Nëse keni nisur një histori dashurie bëni kujdes në hapat që do të ndërmerrni. Në ditët në vijim, duhet të mendoheni mirë për fjalët që do të thoni, pasi mund të ketë pasoja të rënda.

Luani – Shumë prej jush do të kenë dëshirë për të bërë shumë gjëra njëherësh sot, por bëni kujdes, pasi mund të gaboni. Merni këshilla nga miqtë.

Virgjëresha – Nëse dita nisi keq, keni kohë të mjaftueshme për ta rikuperuar. Një mik i afërt do ju zgjidhë disa telashe, prandaj dëgjojeni me kujdes.

Peshorja –Në dashuri dhe në punë do të dominojë kaosi. Ndoshta ka ardhur momenti që të përballeni me një person, i cili shtiret sikur po ju dëgjon, por që në fakt nuk po e bën.

Akrepi –Një ditë e mbushur me optimizëm do të jetë kjo e sotmja. Duhet të shmangni tensionet të cilat mund të lindin me njerëzit që ju rrethojnë.

Shigjetari –Nëse jeni në pritje të një vendi pune, ka ardhur momenti që ta merrni. Parashikohet që të zgjidhni probleme që ju kanë munduar.

Bricjapi –Do të përballeni me probleme të papritura, por duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Në punë do të merrni meritat e duhura për të gjithë kontributin që keni dhënë.

Ujori –Jeni në kërkim të një miqësie apo të një partneri që t’iu kuptojë dhe pranojë për atë që jeni. Në punë do ju ofrohen mundësi të reja, shikojini me vëmendje.

Peshqit – Sot duhet të jeni të aftë që të zhdukni nga dita dhe mendimet tuaja, gjithçka që së fundmi ju kanë vënë në vështirësi marrëdhënien tuaj në çift. Momentet e qetësisë duhet t’ia kushtoni partnerit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.