Parashikimi i horoskopit, datë 5 dhjetor 2018

DASHI

Nëse jeni në një lidhje sot do të jetë një nga ato ditë që me vendimet e marra do ndryshoni rrjedhën e gjërave. Këshillohet që për çdo vendim të mendoheni mirë para se të hidhni hapat.

 

DEMI

Merrini gjërat si t’ju vinë dhe do dilni më të kënaqur, pasi për ata që janë në çift dita e sotme nuk paraqet asnjë ndryshim. Mundohuni të organizoni diçka vetë në mënyrë që rutina të mos ju marrë përpara.

BINJAKET

Për të dashuruarit paraqitet një ditë mjaft e qëndrueshme dhe e qetë. Momentet e lumtura do të jenë prezente në pjesën më të madhe të ditës. Ndërsa në planin finananciar gjërat nuk janë mirë, tregoni kujdes.

GAFORRJA

Ditë romantike dhe plot emocione në çift sot. Shfrytëzoni çdo moment të saj sikur të ishte i fundit. Në planin financiar reduktoni shpenzimet që mos të përballeni më vonë me vështirësi.

LUANI

Qielli juaj i dashurisë sot do të jetë në ndriçimin e tij maksimal. Mundohuni të shfrytëzoni momentet e lumtura pranë partnerit, i cili sot do bëjë gjithçka për ju.

VIRGJERESHA

Sot është dita ideale që të vini në zbatim ndryshimet për të cilat keni kohë që i keni në mendjen tuaj. Me partnerin do të keni një marrëdhënie të qetë duke ju dhënë mundësinë për të marrë edhe vendimet e duhura.

PESHORJA

Loading...

Sot nuk do të dëshironit të dilnit nga shtëpia pavarësisht se është fundjavw. Prania e partnerit do ju bëjë që momente të gëzuara të kaloni së bashku në këtë ditë të qetë për ju.

AKREPI

Ditë e qetë dhe plot komunikim kjo e sotmja për ata që janë në marrëdhënie. Dialogu i mirë do ju lejojë që të merreni vesh mjaft mirë me partnerin dhe t’i jepni zgjidhje edhe problemeve që keni pasur deri tani.

SHIGJETARI

Ka rrezik që rutina ta pushtojë jetën tuaj në çift dhe kjo ditë do të kthehet në diçka të mërzitshme dhe do ju duket tepër e gjatë. Duhet patjetër të organizoni diçka ndryshe që të thyeni rutinën ku keni rënë.

BRICJAPI

Debati do të jenë temë ditë për çiftet sot. Asgjë nuk do të eci mirë dhe kjo do ju mërzisë pa masë, sa që në disa raste toni i zërit mund të ngrihet më tepër seç duhet. Yjet ju këshillojnë që mos t’i merrni gjërat nxitimthi, por të mendoheni para se të veproni.

UJORI

Ditë jo e qetë për ata që janë në një marrëdhënie. Kokëfortësia e të dyja palëve do ju çojë në debate ku në fund do kuptoni se gjithçka ka qenë thjesht humbje kohe. Mundohuni të ruani qetësinë për të shmangur këtë lloj krize në çift.

PESHQIT

Parashikohet një ditë e mbushur me mërzitje dhe turbullira. Përsa i përket financave nuk duhet të shqetësoheni, pasi ato paraqiten në ditën e tyre më të mirë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.