Parashikimi i horoskopit, datë 19 gusht 2019

DASHI
Nuk ju mungojnë idetë për të kaluar sa më mirë një festë. Në vend që
të shikoni përreth, tani mund të argëtoheni e të jetoni të qetë së
bashku me të afërmit tuaj.

DEMI
Humori juaj i paqëndrueshëm i detyrohet Marsit, i cili sot ndodhet në
shenjën tuaj dhe që lidhet më pakënaqësitë që ju shkaktohen. Nëse dini
ta vlerësoni situatën atëherë edhe mund ta kaloni me qetësi dhe
optimizëm.
BINJAKET
Duke gëzuar avantazhe të Mërkurit dhe Marsit mund t’i lejoni vetes të
bëni disa ditë pushime të paharrueshme, njohje të reja dhe të
këndshme. Mjafton që të bëni zgjedhjen e duhur.
GAFORRJA
Bujaria juaj dhe optimizmi që ju rrethon janë të mjaftueshëm për t’ju
dhuruar një ditë të këndshme nën shoqërinë e miqve më të mirë. Mos
lini t’ju shpëtojë një takim tepër special.
LUANI
Një projekt që tashmë e keni kaluar disa herë për aprovim mund të
mbështetet nga ata persona që ju i quanit “armiq”. Megjithatë nuk
është rasti që të bëni sakrifica për askënd, sidomos për atë që nuk e
meriton.

 

 

VIRGJERESHA
Me Venusin në shenjë, atmosfera përreth do të jetë e gëzueshme. Mos i
nënvlerësoni argëtimet e paparashikuara, sepse mund të pendoheni më
vonë. Do të ndjeheni të lumtur në praninë e miqve të rinj.
PESHORJA
Ekuilibri juaj dhe shija juaj e mirë bëjnë të mundur të vini në jetë
një projekt të përshtatshëm për të plotësuar nevojat tuaja, që
padyshim që janë të ndryshme nga nevojat e atyre që ju rrethojnë.
AKREPI
E dini shumë mirë si duhet të veproni për të tërhequr vëmendjen e atij
që do të doni të bëni për vete. Mos u tërhiqni mbrapa, përballë një
provokacioni që mund t’ju bëhet.

SHIGJETARI
Nëse doni të bëni me kokën tuaj, të tjerët do t’ju lejojnë. Veproni të
vendosur, eliminoni impenjimet që nuk janë të nevojshme, sidomos kur
dikush mundohet t’ju detyrojë të bëni atë që nuk keni qejf.
BRICJAPI

Nëse dini të organizoni mirë ditën tuaj, mund të harroni dikë që ju ka
lënduar shumë. Bëni mirë të dilni me miqtë tuaj dhe mos e ktheni më
kokën mbrapa nga e kaluara. Ajo që iku nuk ia vlen të kthehet më.
UJORI
Mund të mbështetesh me plot energji arsyet tuaja, veçanërisht në
raportet e dashurisë, nëse me partnerin ndjeni se nuk ka mirëkuptim.
Mundohuni të shpjegoni gjithçka, se kështu do të arrini ta bindni
partnerin për të arsyetuar drejt.

PESHQIT
Pozicioni që zë Venusi në shenjën tuaj ju bën të jeni të
paqëndrueshëm. Nuk dini as vetë se çfarë dëshironi, prandaj mos
shpenzoni kohë dhe energji në aktivitete që nuk ju interesojnë.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.