Parashikimi i horoskopit, datë 11 qershor 2019

DASHI

Një person që e keni afër do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj për të zgjidhur një problem. Në ambientin e punës duhet të evitoni provokimet. Në aspektin afektiv  do të keni përkrahjen e partnerit tuaj, gjatë gjithë ditës së sotme.

 

DEMI

Dita e sotme  do të kalojë në mënyrë të qetë. Në ambientin e punës nëse e quani të drejtë atë që po bëni, reagoni edhe përpara eprorit tuaj. Në aspektin afektiv, një surprizë nga ana e partnerit do ju bëjë të lumtur.

BINJAKET

Do të bëheni pjesë e  miqësive të reja, ku do të argëtoheni pafund. Në ambientin e punës do të merrni rezultate të këndshme. Në aspektin afektiv mirëkuptimi  me partnerin do të jetë në nivele maksimale.

GAFORRJA

Do ju hapen perspektiva të reja duken pasur mundësi kështu të përmirësoni kushtet e jetës suaj. Në ambientin e punës  do të jeni të motivuar për të dhënë më të mirën  nga vetja juaj. Në marrëdhënien tuaj afektive, duhet të tregoheni të sinqertë me partnerin.

LUANI

Nuk duhet të përmbaheni për të thënë hapur atë çka mendoni, pasi rrezikoni të mblidhni mjaft ankth brenda vetes. Në ambientin e punës  mund t’ju propozohet një pozicion  i ri që e dëshironit prej kohësh. Në aspektin afektiv duhet të “rrëfeheni” për të gjetur mbështetjen e partnerit.

VIRGJERESHA

Gjatë ditës së sotme do të keni nj vizitë apo një takim me një mikun tuaj. Në ambientin e punës, parashikohen mjaft ngritje-ulje humori. Në aspektin afektiv do të jeni lehtësisht të influencuar nga sjellja e partnerit tuaj.

PESHORJA

Sot do të keni energji të mjaftueshme për të përballuar ato gjëra që deri më tani i keni shtyrë. Kështu që mos humbni më kohë dhe parashikoni metodat për të përfunduar detyrat e lëna pezull.

AKREPI

Kalimi i Diellit në shenjën tuaj mund të favorizojë dashurinë dhe miqësinë edhe në impenjimet e zakonshme në punë. Nëse akoma nuk keni gjetur personin që ëndërroni vështroni përreth.

SHIGJETARI

Mund të mbështeteni tek Saturni, që ju mbron, e që do ju ndihmojë për të sistemuar një çështje të pazgjidhur e që e keni shumë përzemërt. Në dashuri mund të merrni më shumë ngrohtësi por duhet të zgjidhni rrugën e duhur.

BRICJAPI

Mos merrni shumë përgjegjësi mbi vete, por shikoni vetëm ato çështje që ju interesojnë, duke evituar kështu që të merreni me punët e të tjerëve. Në dashuri do të jeni nën presionin e partnerit.

UJORI

Mund të arrini atje ku dëshironi në qoftë se impenjoheni. Me ndihmën e Mërkurit dhe të Venusit, si dashuria ashtu edhe paratë do të jenë të favorizuara. Ju duhet të zgjidhni atë që ju intereson më shumë.

PESHQIT

Mund të shikoni financat tuaja, të cilat nuk po shkojnë dhe shumë mirë. Lëreni mënjanë iluzionin e të mos pasurit probleme ekonomike, sepse tani ato ndodhen para jush, e ju duhet të veproni.p

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.