Panuçi thumbon “tradhtarët”: Nuk do të bëhen kurrë të rendësishëm, dikush dukej si Mesi…

Trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi, ka dalë ditën e sotme përpara gazetarëve per dy ndeshjet e radhes.

Tekniku ka shpjeguar se disa zgjidhje kanë qenë edhe për çështje teknike. Nuk mund të mungonte as një koment për çështjen Durmishaj.

panuci

Vrioni dhe Mihaj u “dogjën”, mund të përdorej edhe kjo me Durmishajn?

“Vrioni do të bëhet i rëndësishëm për Shqipërinë. Kam marrë vetëm 2 sulmues, si zgjidhje. Pastaj do të shikojmë nëse do të luaj me Greqinë Durmishaj. I respektoj edhe ata që kanë zgjedhur për të luajtur me kombëtare të tjera. Problemi është se njëherë thonë po, pastaj jo, pastaj të fikin celularin, pastaj të merr menaxheri të thotë është me pushime. Këta që bëjnë kështu nuk do të bëhen lojtarë të vërtetë. Nuk duhet të bëjnë këto lëvizje. Nuk kanë këllqe. Nuk po flas për asnjë në veçanti. E kuptoj menjëherë nëse një lojtarë do të vij apo jo. Nuk na bëjnë dot për budallenj. Po apo jo, nuk ka të mesme. Këtu vë bast. Nuk do të bëhen asnjëherë i rëndësishëm. I madh fare, e lëmë këtë pjesë. Do të flasim pas 2 vjetësh. ”

“Po u tregoj një rast, ishte një lojtarë kur shkuam e pamë. Erdhi babai, dajua, kryetari i bashkisë, menaxheri, dukej sikur ishte Mesi. Tani nuk e di ku luan. Përgjigja e tij ishte se nuk e di çfarë do të bëj. I thashë drejtuesit të federatës se këtij do t’i vëmë kryqin” ishte komenti i trajnerit./

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.