Pampuri: Përdorimi i rastit të Kavajës, maskarallëk i kësaj qeverie

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka reaguar me një shënim në faqen e saj në facebook pas propagandës qeveritare me fatkeqësinë e vajzës nga Kavaja.

“Përdorimi i dhimbjes së prindërve të vajzës nga Kavaja është kulmi i këtij maskarallëku të kesaj mizerje qeverie”, shkruan deputetja e opozitës.

“Me 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramen që nesër të mos ketë viktima “subjekt” për filmat e propagandës së tyre”, shkruan Pampuri.Top of Form

Ja postimi i saj i plotë:

Maskarallëku i qeverisë spiropaliste me ngjarjen e rëndë të Kavajës nuk njeh kufi.

Një ditë e quan ngjarjen skenë filmi, një ditë bën shoë, më pas bën propagandë duke shkelur çdo kod etik, moral, por edhe ligjin duke nxjerrë me zë dhe figurë prindërit fatkeqë.

Jo për herë të parë dështimin e qeverisjes së tij Edi Rama mundohet ta fshehë pas propagandës.

Përdorimi i dhimbjes së prinderve të vajzës nga Kavaja është kulmi i këtij maskarallëkut të kesaj mizerje qeverie.

Të njëjtën gjë bënë me Xhisielen e Fushë-Krujës, të cilën në fund e detyruan të mohojë veten. Kjo është e vetmja qeveri që bën propagandën me viktima të pushtetit të saj të degraduar.

Elisa Spiropali duhet të largohet një orë e më parë pasi ka shkelur ligjin: “Për mbrojtjen e të drejtave përsonale” e me pas dhe Edi Rama.

Këta nuk njohin limite sepse kanë moralin e përdhunuesve që sollën në pushtet.

Me 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramen që nesër të mos ketë viktima “subjekt” për filmat e propagandës së tyre.Top of Form

Image

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.