Pamjet apolaliptike nga stuhia më e keqe në 100 vjet

Uragani Michael, stuhia e kategorisë katër, me erëra deri në 250 kilometra në orë, zbarkoi dhe la pas shkaterrim te frikshem ne rajonin Penhendëll të Floridës, në Shtetet e Bashkuara. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, stuhia preku tokën pranë Plazhit Meksiko.

Vetem se fundi raportohen dy viktima, mes tyre edhe nje femije. Më shumë se 500,000 shtëpi dhe biznese në Florida, Gjeorgji dhe Alabama kanë mbetur pa energji, sipas kompanive lokale të energjisë, raportoi CNN. Qindra-mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen, por shumë nuk kanë ikur.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, paralajmëroi për “shkatërrim të paimagjinueshëm”, duke thënë se stuhia do të jetë më e keqja në 100 vjet.

Së paku 13 njerëz kanë vdekur në Amerikën Qendrore gjatë fundjavës, si rezultat i shirave të furishëm dhe përmbytjeve.

Loading...

123456789101112

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.