Paloka i përgjigjet Ramës: Turp është që Rama nuk gjen dot një Ministër Rendi të pa lidhur me krimin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi opozitën se  po i “nxin faqen” Shqipërisë në sy të ndërkombëtarëve.

Paloka në një postim në Facebok shkruan se turp për Shqipërinë është Tahiri, Xhafaj e Balla që diskutohen në kancelaritë e BE.

“Turp qe Rama nuk gjen dot nje minister rendi te pa lidhur me krimin. Turp qe nuk deshiron te gjeje nje deputet i cili nuk eshte sherbetor i krimit, per te perfaqesuar PS ne BE”, vijon më tej Paloka.

paloka konf

Loading...

Postimi i plotë 

Rama vazhdon me propaganden bajate se “opozita po nxin dhe turperon Shqiperine”.
Eshte vertete turp per Shqiperine.Turp qe Tahiri , Xhafa e se fundmi Balla , diskutohen ne kancelarit e BE si shembuj te qarte se si qeverisja e Edi Rames eshte vene ne sherbim te krimit dhe jo te interesave te shqiptareve per te ecur perpara me reformat drejt Evropes.
Turp qe Rama nuk gjen dot nje minister rendi te pa lidhur me krimin. Turp qe nuk deshiron te gjeje nje deputet i cili nuk eshte sherbetor i krimit, per te perfaqesuar PS ne BE.
Edvin Rama dhe qeverisja e tij jane faqja me e zeze e Shqiperise post komuniste dhe opozita ka detyrimin ti shpetoje shqiptaret nga kjo e keqe.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.