Pallati 9-katësh që po ngrihet ngjitur me murin e Presidencës,nuk ruan distancën e sigurisë

Në vitet e fundit Tirana është mbushur me ndërtesa të larta, pallate apo kulla të cilat shpesh janë denoncuar se i zënë frymën kryeqytetit.

Mirëpo ndërtimet e reja nuk kanë kursyer as hapësirat rreth institucioneve kombëtare të vendit.

Kjo pasi ditët e fundit janë shtuar denoncimet rreth një pallati 9-katësh që po ndërtohet pranë Presidencës.

Një qytetar ditën e sotme ka filmuar punimet që po ndodhin shumë pranë ndërtesës, ndonëse nga një shkresë e Gardës së Republikës nënkuptohet se çdo ndërtesë tjetër duhet të ndërtohet 50 metra larg nga Presidenca. Pershendetje! Ky eshte muri i presidences dhe ngjitur po ndertohet pallat. Video tregon se sa ngjitut eshte me murin e presidences. Si eshte e mundur te punohet ngjitur me murin e presidences kur vetë Garda nuk e lejon te behet asnje punim 50 metra nga muri rrethues i Presidencës.”

Loading...

Në shkresën e kolonel Gramos Sako thuhet:

Pas shqyrtimit të kërkesës nga ana jonë u kontrollua shkresa nr.2190/2 prot. datë 4.9.2012 e Gardës së Republikës drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, në të cilën thuhet se nga ana e Akademisë së Arteve, Klinikës Qeveritare dhe ish-Klinikës Qeveritare për shak të sigurisë së objektit të Presidentë duhet të krijojë një zonë sigurie të lirë me largësi nga muri rrethues 50 m.”

Ndërkohë në ndërtesën e Selisë së Presidencës ndodhen zyrat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Themelet e saj u hodhën në vitin 1959 sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me BS.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.