Paketa antishpifje/ Rama: Nuk e harroj kur kam parë djalit të qajë poshtë krevatit se kishte dëgjuar që ishte…

Mbrëmjen sotme gjatë debatit për paketën e antiishpifjes, në emisionin “Dritare” në News 24, Rama ndër të tjera ka rrëfyer me indinjatë, se nuk mund të lejojë që të ketë shpifje të tilla si ajo, e disa viteve më parë, kur thuhej se Gregu nuk ishte djali i tij por i babait të tij.

“Unë jam babai i një djali 4 vjeç dhe një djalë është bërë 30 vjeç dhe që i vogël ka dëgjuar llumin, dhe unë si kam borxh askujt që dhe një fëmijë tjetër të rritet nën terrorin e shpifjeve dhe llumin që më hidhet. Nuk e harroj unë kur e kam parë djalin tim, nën krevat të lidhur aty tek këmbët e tij, duke qarë e kuisur sepse kishte dëgjuar se nuk ishte djali im por i babait tim”, tha ai.

 

 

Çfarë do ndodhë me faqet online të kumarit? Rama shpjegon nismën

Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Dritare” me gazetaren Rudina Xhunga në “News 24”, ka folur për nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive në vend.

rama 1

Lidhur me bastet online, Rama tha se do të mbyllet edhe kompania e vetme e basteve online regjistruar në Shqipëri, ashtu si pikat fizike. Ndërsa për faqet e huaja të basteve, tha se po diskutohet nëse pas 31 Dhjetorit, do të mbyllet edhe aksesi në këto faqe nga vendi ynë.

“Për monopolin, në 1 Janar është njësoj si të gjithë të tjerat. Po punojmë se çfarë do bëjmë për online-n në të ardhmen. Mund të bllokojmë online-n jashtë”, tha kreu i qeverisë.

Mbyllja e basteve online, Kryeministri: Po i heqim miliardat segmenteve të krimit të organizuar

Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Dritare” me gazetaren Rudina Xhunga në “News 24”, ka folur për nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive në vend.

Ndër të tjera ai ceku edhe diskutimin për monopolin e kompanive online, duke thënë se akuzat lidhur me pronësinë që ka vëllai i tij, Olsi Rama, tha se këto janë vetëm për të hedhur baltë këtij diskutimi.

Loading...
“Thonë se monoplin e ka Olsi Rama, është përpjeke për t’i hedhur baltë të gjithë këtij debati, çuditërisht nuk e ka Taulant Balla”, tha ai duke ironizuar PD për akuzat e herëpashershme për deputetin e PS, Taulant Balla.rama kryesore

 

PJESE NGA INTERVISTA:

“Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë, e cila u materializua me një tentativë më parë për kazinotë elektronike. Nuk u bë menjëherë por u fut në ligj. Deri në 31 dhjetor 2018 do mbyllen. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje ose resorte. Më pas ne kemi marrë masa dhe kompanitë janë përgjysmuar përfshirë edhe bastet, ndërsa të ardhurat janë dyfishuar. Ka pasur formalizmi, por ka dhe shumë llum dhe informalitet, dhe burime kriminale, financimi të krimit të organizuar. Vendimi është i qartë, do mbyllen të gjitha.

Unë kam bërë një sqarim kur lajmërova këtë nisëm, që deri në 31 dhjetor ne do punojmë për regjimin e ri të online, sepse është goxha i komplikuar. Ne kemi ngritur një grup pune për të kontrolluar online, dhe për të kuptuar të gjitha elementet. Por në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha, edhe ky monopol online. Nëse do të ketë një vendim që do të lejohet në një fazë tjetër, atëherë kjo do të vetë vetëm po patëm një kuadër rregullator strik, dhe një kuadër të hapur gare.

Online është një aktivitet që nuk e bën dot kushdo, unë nuk merrem me baste, por gjithsekush mund të futet të luajë edhe në një sajt të huaj, por përmes bankave dhe paguajnë me kartë.

Po punojmë që të mbyllim dhe online të huaja.

Thonë se monoplin e ka Olsi Rama, është përpjeke për t’i hedhur baltë të gjithë këtij debati, çuditërisht nuk e ka Taulant Balla…

Për këtë online, këtë monopolin, po e them edhe një herë, në datën 1 janar… si gjithë të tjerët.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.