OST: Rrëzohen dy shtylla të tensionit të lartë, lihet pa energji një qytet i tërë

Operatori i Sistemit të Transmetimit thotë se dy shtylla të tensionit të lartë numër 8 dhe 9 janë rrëzuar në afërsi të Voskopojës, duke lënë pa energji Ersekën.

shtylla-e-pare-e-demtuar

 

OST e konsideron akt terrorist.

Konstatimi i dëmtimit të shtyllave është bërë rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Për rastin ka nisur hetimet Policia e Shtetit.

Njoftimi:

Strukturat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit në terren kanë konstatuar sot në orët e pasdites në afërsi të rrugës së Voskopojës në Korçë, një akt terrorist për rrëzimin e një shtylle të tensionit të lartë, si pasojë e të cilës ka mbetur pa energji rajoni i Ersekës.

Sot, në orën 17:05, është stakuar linja 110kV L-110-32, Korçë-Ersekë. Pas verifikimit të bërë nga brigada e njësisë operative Korçë, u konstatua se janë rrëzuar shtyllat numër 8 dhe numër 9, në afërsi të rrugës së Voskopojës.

Nga verifikimet e kryera, u konstatua që rrëzimi i shtyllave ka ardhur si pasojë e veprimeve të qëllimshme, duke dëmtuar konstruksionet metalike të tyre. Kjo linjë furnizon me energji rajonin e Ersekës, i cili për momentin është pa energji elektrike.

Menjëherë është njoftuar Policia e Shtetit, e cila në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe zbulimin e autorëve të saj.

Nga ana e grupeve të punës të OST janë marrë masa për rikthimin e furnizimit normal me energji të këtij qyteti përmes linjave të tjera.

Gjithashtu, grupet e punës ndodhen në terren ku po punohet, në kushte jo të favorshme atmosferike, për të evidentuar dëmet e shkaktuara dhe marrjen e masave të nevojshme për riparimin e tyre me qëllim kthimin në normaliteti të situatës.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.