OSBE/ ODIHR raport paraprak për zgjedhjet: Mjedisi politik mbetet i polarizuar

OSBE/ ODIHR ka dalë me një raport paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, datë e cila tashmë është shfuqizuar nga Presidenti.

Sipas raportit të bërë publik për periudhën 24 maj -11 qershor, thuhet se mjedisi politik mbetet i polarizuar, ndërsa bëhet dhe një përmbledhje të asaj që ka ndodhur deri tani.

osbeeeeee

” Mjedisi politik mbetet i polarizuar. Diskursi politik është dominuar përgjithësisht nga pyetja nëse mund të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e partive opozitare kryesore. Gjuha e përdorur nga kundërshtarët politikë në mitingje, në mediat sociale dhe në median e shkruar dhe elektronike është shpesh e ndezur dhe e mbushur me akuza dhe kundërakuza”, thuhet mes të tjerash në raport.

Referuar vendimit të Presidentit Meta për çdekretimin e datës 30 qershor, si datat e zgjedhjeve, raporti thekson se Presidenti ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve, ndërsa shton se “më 10 qershor duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve”.

“Më 21 shkurt, të gjithë anëtarët e parlamentit nga partitë opozitare kryesore, Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), përveç dy deputetëve nga PD dhe një nga LSI, dorëzuan mandatet e deputetit pas votimit nga parlamenti kundër iniciativës së tyre për vetting-un e politikanëve. Prej atëherë, kanë vazhduar protestat sistematike të partive opozitare, të udhëhequra nga PD-ja, ku janë shënuar incidente dhune. Opozita ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare. 3 Kryeministri i ka hedhur poshtë publikisht këto kërkesa.

Përmes disa letrash publike të postuara në mediat sociale në fund të muajit maj, Kryeministri e ka ftuar Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për dialog, duke konfirmuar në të njëjtën kohë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor dhe duke kundërshtuar krijimin e një precedenti të ndryshimit të datës së zgjedhjeve. Reagimi i PD-së ka mbetur i pandryshuar dhe ajo vazhdon të përsërisë kërkesat e saj.

Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. Më 10 qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve. Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit për shfuqizimin e dekretit të vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit”, thuhet në raport.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.