Orban fiton pastër në Hungari, 56% në zgjedhjet evropiane

Zgjedhjet për parlamentin europian kanë shënuar pjesëmarrje të lartë ndërsa ajo që vihet re nga rezultatet e deri më tanishme nga Exit Poll, është se partitë e ekstremit të djathtë kanë humbur mbështetjen në radhët e elektoratit.

Nga rezultatet paraprake Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban kryeson rezultatet paraprake të zgjedhjeve të Parlamentit Europian ne Hungari me 56 %. Sipas rezultatet të inistitutit Nezopont deri më tani kjo parti ka siguruar 14 nga 21 vendet në parlamentin europian.

Ndërkohë më herët, sipas Exit poll në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU e Angela Merkel, me 27.5%, ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët, partia Demokracia e Re me 32% të votave. Ndërkaq, Presidenti francez Emmanuel Macron ka pësuar një disfatë prej 4 pikë përqindje. Ekstremi i djathtë i Marine Le Pen kryeson me 23,25 %, i pasuar nga grupimi i presidentit Macron me 19,21. Kjo është një goditje e rëndë për Macron dhe për projektin e tij për reformim të BE-së.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.