Opozita hyn në zgjedhjet lokale bashkë/ Publikohet platforma: Qeveri tranzitore

Të gjitha partitë parlamentare të opozitës, kanë rënë dakord për një platformë bashkëpunimi, e cila çon drejt nje koalicioni opozitar për zgjedhjet e ardhshme.

Platforma e opozitës është e ngritur në 4 shtylla kryesore, ndërsa të gjitha partitë bien dakord se Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore, e cila duhet të ketë mandat për 4 çështje kyçe:

Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Krijimin e kushteve të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlamentare dhe vendore në Shqipëri, përmes dhënies fund të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni i lartë shtetëror; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, presionit mbi median, si dhe eleminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Krijimin e klimës së besimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, jashtë çdo ndërhyrje politike.

Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo Reforme të nevojshme për këtë qëllim.

Duke rikonfirmuar vullnetin se Integrimi Europian është prioritet kombëtar. koalicioni i bashkuar opozitar qytetar shpreh gatishmërinë e plotë për të ndërmarrë çdo hap që bën realitet këtë prioritet. Partitë e koalicioni opozitar shprehin vendsomërinë për të ndërmarrë çdo aksion politik, institucional apo ligjor për realizimin e kushteve që sigurojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për t’i dhënë fund kapjes së qeverisjes dhe zgjedhjeve nga krimi i organizuar dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.