OPERACIONE NË TIRANË, ELBASAN E FUSHË-KRUJË: KAPET NJË NGA GRABITËSIT E RINASIT, 3 TË TJERË NË PRANGA

Katër persona janë arrestuar gjatë aksioneve të policisë sot në Tiranë, Elbasan dhe Fushë-Krujë, për goditjen e bandës që dyshohet se ka kryer grabitjen 12 ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Në qytetin e Elbasanit, policia ka shoqëruar dy persona, njëri prej të cilëve është Klement Cala, pronar i një servisi në këtë qytet që dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit duke modifikuar furgonin me të cilin u krye grabitja e parave.

Sakaq, raportohet se katër persona të tjerë janë vënë në pranga, pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Të paktën një nga katër të arrestuarit sot rreth orës 17:00 dyshohet të ketë qenë i pranishëm fizikisht në grabitjen e Rinasit. Identitetet e tyre nuk bëhen të ditur.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.