Operacion kundër drogave të forta në Elbasan. Çfarë u sekuestrua

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar ” Bradasheshi”.

Operacioni për goditjen e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shumë parash.

Në pranga 39- vjeçari, që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Bradasheshi”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi:

E.R., 39 vjeç,  banues në Elbasan.

Në afësi të fshatit  “Hajdaran”, Elbasan,  gjatë kontrollit  fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte shtetasi E.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë,

7 aparate celuar,automjeti me të cilin lëvizte,

20 000 lekë të reja , të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.