Operacion i madh policor në Itali dhe Shqipëri, 43 persona të arrestuar (VIDEO)

Një operacion i madh policor në Itali dhe Shqipëri është zhvilluar mëngjesin e ditës së sotme.

Operacioni i koduar ‘Shefi’, është drejtuar nga Antimafia italiane, ndërsa në të dyja vendet janë arrestuar 43 persona.

Arrestimi i tyre është bërë për trafik marijuane, kokaine e hashashi, të cilat trafikoheshin me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias.

Loading...

Mësohet se operacioni në fjalë ka nisur në vitin 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit, për të përfunduar ditën e sotme.

Ende nuk dihen identitetet e të arrestuarve, ndërsa pritet që policia të japë detaje më shumë lidhur me këtë operacion.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.